Përgjimet vënë në lëvizje SPAK, Kraja: Do kontaktojmë me autoritetet italiane

Shqipëria

Përgjimet vënë në lëvizje SPAK, Kraja: Do kontaktojmë me autoritetet italiane

Më: 24 janar 2021 Në ora: 12:09
Arben Kraja

SPAK është vënë në lëvizje pas publikimit nga Ora News të përgjimeve të Antimafias italiane, të cilat nxorën në pah pazaret që personazhe të krimit në shtetin fqinj bëjnë për të fituar leje ndërtimi në Tiranë.

Kreu i SPAK, Arben Kraja, në një reagim për Ora News është shprehur se “do kontaktojmë me autoritetet italiane”.

Kraja ka deklaruar më tej se hetimi aktualisht po zhvillohet në Itali dhe se për nisjen e një hetimi në Shqipëri do të vendosin pasi të komunikojmë me palën italiane.

Në materialet e siguruara nga Ora News thuhet se sipërmarrësit italianë nën hetim flasin për kontakte të afërta me kryetarin e bashkisë së Tiranës, si dhe për faktin se mund të investojnë në ndërtimin e një gradaçele shumëkatëshe që shiten deri në 3 mijë euro metri katror, duke ofruar si ryshfet 20 për qind të vlerës. 

Europarlamentari Lorenzo Cesa, njëherësh sekretar i Partisë së Bashkimit të Demokristianëve italianë UDC i akuzuar për bashkëpunim kriminal e favorizim të klaneve mafioze të Ndranghetas shfaqet në hetimet e Antimafias italiane si njeriu kyç që do të krijonte lidhjet me qeverinë shqiptare për të favorizuar investimet e sipërmarrësve mafiozë në Shqipëri.

Në aferë me sipërmarrësit e Ndranghetas, siç pretendohet në përgjime ai do të merrte 5% të fitimeve për çdo kompani.

Në përgjimet e antimafias italiane datës 7 korrik 2017 zhvillohet një bisedë në restorantin “Tullio” në qëndër të Romës, mes sekretarit rajonal të UDC, Francesco Talarico, e politikanëve Tomaso Brutto e Saverio Brutto, e sipërmarrësve Antonio Gallo, i cili në pjesën e parë të përgjimeve, fliste për pagesa të 20 për qindëshit në formë rryshfeti për ndërtimet në Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat