Taulant Balla rrëfehet për herë të parë

Shqipëria

Taulant Balla rrëfehet për herë të parë

Më: 24 janar 2021 Në ora: 14:17
Talant Balla

Kreu i Grupit Paralamentar të PS, Taulant Balla, si asnjëherë  më parë ka rrëfyer detaje nga jeta e tij private. I ftuar në emisionin “E diela Shqiptare”, në rubrikën “Gjysma ime”, ka prezantuar bashkëshorten e tij.

Ai ka treguar më shumë rreth njohjes me bashkëshorten duke u rrëfyer:

“Gjysma më e mirë. Me irisin kemi 15 vite bashkë dhe kemi dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.Me Irisin edhe njohja ka qenë për shkak të detyrës që unë bëja dhe që Irisin kryen, e dedikuar në sektorin privat, nuk ka punuar kurrë në sektorin shtetëror. Por kemi pasur një njohje për shkak të punës qe ne kryenim. Unë si deputet më duhej të konsultohesha me përfaqësues të sektorit të biznesit që lidheshin me punën paralmentare legjislative. Irisi ka qenë shumë refuzuese në fillim më pas kuptova pse pasi vinte nga një famije e persekutuar, dhe me orientim të djathtë, por besoj se këto gjëra i kemi kaluar edhe Irisi mbështet forcën time politike”, u shpreh ndër të tjera Balla.

Më pas Arditi e ka pyetur si është e mundur që një vajzë e një familje të persekutuar që dashurohet me një socialist.

“Po në fakt e vërtetë. Kështu ka ndodhur. Unë mund të them që jam krenare që përfaqësuesit e familjes time duke qenë nga Tirana në ato ditë të ftohta Dhjetori të tranzicionit të vitit 90 kanë qenë nga pjesëtarët që kanë mbushur oborrin e Qytetit Studenti.

Edhe pse isha e vogël 13 vjeçe atëherë, por më vonë edhe unë kam votuar PD. Ndërkohë mbasi kisha kaluar dhe studimet, mbasi isha kthyer në Tiranë për asrye pune kam shkuar dhe unë pranë zyrave të kryesisë së Kuvendit dhe jam njohur me Taulantin, biles doja të specifikoja këtë moment, ka qenë një miku ynë i përbashkët, një avokat me emër.Në atë kohë ai ishte dhe eprori im, dhe më jep një opinon ligjor dhe më thotë që duhet të takosh zotin Balla. Aty nisi gjithçka”, është shprehur Irisi.

“Në atë moment fillova ta shikoja nga një këndvështrim tjetër, jo në këndvështrimin politik, ngjyrat e partive politike ishin venitur, ishin shuar dhe thashë pse mos e njoh njeriun dhe dashuria nuk njeh moshë, nuk njeh ngjyrë, dhe unë u dashurova”, vijon më tej Irisi.

Ndërsa Talant Balla ka treguar se ka qenë një dashuri me shikim të parë.

“Nuk besoj te dashuri ame shikim të parë por ësht ënjë momenti I parë që ti krijon një afkesion dhe që ajo më vonë nis dhe konturohet”, shprehet ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat