La LSI-në për PS-në, deputetja i përgjigjet Tavos: Je “pelivan” i një kohe të mbaruar

Shqipëria

La LSI-në për PS-në, deputetja i përgjigjet Tavos: Je “pelivan” i një kohe të mbaruar

Më: 24 janar 2021 Në ora: 19:06
Ediola Braha

Deputetja Ediola Braha, e dalë nga listat e LSI-së, por që sot vendosi që të zyrtarizonte kalimin te PS-ja ka reaguar pas ironisë së ish-deputetit Vangjel Tavo.

“I fundit dhe i vjeteruari Tavo, i mbeturi ne karriken politike te kalbur, reagoi pse une kalova me PS. Por duke qene logjikisht i ceket, i drejtohet ministrit Çuçi, drejtuesit politik te qarkut te Gjirokastres se e paska ditur dy vjet me parë  qe une kam qene në perkatesine time politike si socialiste. 

Kjo eshte nje e vertete qe pohohet padashur nga i fundit minoritar në politiken e vjeter qe here eshte opozitar dhe nje sy e ka tek pushteti dhe ne gjysem te mandatit mendon se duhet te beje pirueten per rikthim tek nje pozicionim me leverdi. 

Zoteri, une mbeta ne Parlament se dua nje Shqiperi normale jo atë  te tranzicionit qe keni ne mendje dhe ne ndergjegje ju te vjeteruarit. Une ripercaktohem aty ku e pohon vete, sepse jam besnike e ndergjegjes qe trashëgoj dhe kam. Ndersa ju jeni siç thote i madhi Dritero, “ pelivane” te nje kohe e kapitulli, pa stine dhe te mbaruar” shkruan deputetja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat