Policia jep detajet/ Po transportonte të sëmurin, 6 të plagosur nga aksidenti i mbrëmjes

Shqipëria

Policia jep detajet/ Po transportonte të sëmurin, 6 të plagosur nga aksidenti i mbrëmjes

Më: 24 janar 2021 Në ora: 20:13
Foto ilustrim

Policia dha detaje lidhur me aksidentin që ndodhi mbrëmjen e sotme në zonën e quajtur “Bishti i Zhurit” në Rrogozhinë.

Ambulanca, teksa po ecte me shpejtësi për të dërguar një sëmurë në urgjencë, është përplasur me një mjet.

Mjeti tip Benz me targa AA882YU ka dal nga korsia ku udhëtonte drejt Tiranës dhe është përplasur me autoambulancën e spitalit rajonal të Fierit, me targa AA054KV, që kthehej nga Tirana.

Informacioni paraprak i policisë:  

Në vendin e quajtur "Bishti i Zhurit", janë përfshirë në përplasje ambulanca e spitalit të Fierit me drejtues shtetasin F. B., dhe pasagjer shtetasin E. M., me mjetin me drejtues shtetasin L. D., dhe pasagjerët shtetasit J. D., E. M., dhe J. B.

Si pasojë e aksidentit janë dërguar në spital 6 shtetas për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat