Mjekët shpëtuan të plagosurit në Rrogozhinë: Ambulanca e zjarrfikësja me vonesë dhe pa mjete

Shqipëria

Mjekët shpëtuan të plagosurit në Rrogozhinë: Ambulanca e zjarrfikësja me vonesë dhe pa mjete

Më: 24 janar 2021 Në ora: 23:29
Foto nga aksidenti

Gjashtë persona u plagosën sonte në aksidentin që ndodhi te “Bishti i Zhurit” në Rrogozhinë ku u përfshi një ambulancë me një makinë tip “Benz”. Nga ambulanca u plagos shoferi dhe një infermier që ishte bashkë me të, ndërsa në “Benz”, drejtuesi me tre pasagjerë.

Të plagosurit kanë qenë me fat pasi ndihmën e parë në vendin e ngjarjes ua kanë dhënë dy mjekë të spitalit “Amerikan 1 dhe 3”, Erjon Panajoti dhe Rustem Celami. Gazetari i ABC Aldo Kozarja raporton se dy mjekët ishin duke u kthyer në Tiranë pas fundjavës në Vlorë në momentin që te “Bishti i Zhurit” ndodhi aksidenti.

Në mungesë të ambulancës, mjekët nxituan dhe u dhanë ndihmë të plagosurve. Por në një postim në rrjetet sociale, mjeku Rustem Celami shprehet se ambulanca erdhi me vonesë, ndërsa zjarrfikësja dhe policia nuk kishin asnjë nga mjetet që nevojiten për t’i nxjerrë të plagosurit nga kabina e makinës dhe për t’u dhënë ndihmën e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat