Rriten rastet me Covid-19, Alimehmeti: Shumë të prekur 15- 24 vjeç

Shqipëria

Rriten rastet me Covid-19, Alimehmeti: Shumë të prekur 15- 24 vjeç

Më: 25 janar 2021 Në ora: 16:48
Ilir Alimehmeti

Rastet me Covid-19 në Shqipëri janë shtuar, shkak për këtë gjë janë bërë shpërfillja e masave anti-covid dhe rënia e temperaturave.

Fundi i janarit ka sjellë një rritje të pozitivitetit krahasuar me fillimin e tij. Me gjithë këtë epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur pë Abc për një situatë më të butë se ajo që kaluam dhjetorin e vitit të shkuar.

“Ne sapo patëm një dyjavësh me temperaturë shumë të ftohtë e me shumë reshje. Nuk ka nodnjë çudi që shohim edhe raste më shumë tani. Këto ditë ka qenë diku tek 22% pozitiviteti, ndërkohë që që javës së parë të janarit ishte diku tek 19%.”

Ndërkohë që  analizon të dhënat epidemiologu  vëren një pabarazi mes qarqeve sa i përket numrit të testimeve të kryera.

“Përqindja e testimeve që del pozitive në Tiranë është vetëm 13.7, në rrethe e qarqe të tjera si Fieri është 67%. Është një pabarazi shëndetësore mes qarqeve.”

Por ndonëse  të infektuarit janë shtuar situata në katër spitalet Covid mbetet e qëndrueshme.  Sipas mjekut Ilir Alimehmeti vjen pasi këtë periudhë shumë prej të prekurve  i përkasin moshave nga 15 deri në 24 vjeç.

Ndërkohë pak ditë pas Komitetit Teknik i Ekspertëve të Shëndetësisë vendosi që mësimi në universitetet të vijojë online  epidemiologu Ilir Alimehmeti shprehet pro rikthimit të studentëve në auditore, por me masa strike dhe duke u mbajtur nën vrojtim të autoriteteve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat