Dasho: Shqiptarët të tmerruar nga spitalet, në vend që të kurohesh, rripesh nga “Tirja” dhe shokët e saj

Shqipëria

Dasho: Shqiptarët të tmerruar nga spitalet, në vend që të kurohesh, rripesh nga “Tirja” dhe shokët e saj

Më: 27 janar 2021 Në ora: 09:17
Erion Dasho

I ftuar në emisionin “Tempora”, në RTV Ora, mjeku Erion Dasho, theksoi se shqiptarët e kanë humbur shpresën tek sistemi ynë shëndetësor.

Provë e qartë sipas tij është numri i pakët i shtrimeve në spital, pavarësisht se ndodhemi në një situatë pandemie.

Domi gjithashtu theksoi se shqiptarët stepen nga “rrjepja” që sipas tij i bëhet nga stafi mjekësorë.

Dasho: Sot spitalet rajonalë janë të bllokuar. Sot spitalet rajonalë nuk kanë vende për pacientët me COVID. Pacientëve me COVID i rekomandohet dërgimi në Tiranë dhe nuk pranojnë.

Nuk është se është menaxhimi i mirë i epidemisë dhe ka vende të lira në spitalet COVID. Qytetarët shqiptarë janë tmerruar aq shumë nga ky komitet dhe këta organizatorë kaq të këqij të përgjigjes shqiptare ndaj COVID-it sa që kanë humbur plotësisht besimin tek sistemi ynë shëndetësorë publik dhe sidomos tek spitalet COVID.

Ato situatat me të tjerat, apo me infermierët që vjedhin paratë e pacientëve. Nuk po flasim për raste të shkëputura, mua më vjen keq. Këto tregojnë mentalitetin që fatkeqësisht është vendosur. Qytetarët preferojnë më mirë të trajtohen në shtëpi se sa të referohen drejt një spitali, ku duhet të ishte e kundërta.

E dyta spitali në vend që të jetë vendi ku ofrojnë kujdes profesorët, është vendi ku rripesh nga Tirja dhe shokët e Tires, ku ke humbur jetën. Kemi një sistem, të cilin epidemia e nxori në pah dhe sot shqiptarët shikojnë spitalet që mund të jenë lyer me bojë, por nuk kanë brenda as mjekë, infermierë, pajisje, medikamente. Është një sistem që ka dështuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat