Projekti “TechHubs”, ministrja Kushi dhe përfaqësuesi i UNICEF ofrojnë tableta smart dhe aftësim digjital në shkolla

Shqipëria

Projekti “TechHubs”, ministrja Kushi dhe përfaqësuesi i UNICEF ofrojnë tableta smart dhe aftësim digjital në shkolla

Më: 27 janar 2021 Në ora: 11:27
Evis Kushi

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka vizituar shkollën 9-vjeçare “Hamit Mullisi” në Elbasan për të mbështetur nxënësit dhe grupet që kanë përfituar projekti “TechHubs”.

Kushi ishte e shoqëruar nga përfaqësuesi Roberto De Bernardi pasi projekti është një bashkëpunim mes MASR dhe UNICEF.

Ky projekt përfshin pajisjen me tableta Smart për nxënësit dhe mësuesit, aftësimin digjital dhe përdorimin e platformës “Akelius”, me anë të së cilës mësojnë gjuhën angleze.

“Shkolla 9-vjeçare “Hamit Mullisi” në Elbasan është një prej 12 shkollave përfituese të projektit TechHubs nga partneri ynë i përhershëm e besnik UNICEF Albania, për të mbështetur të mësuarit e sigurt në epokën digjitale tek fëmijët që vijnë nga grupet e margjinalizuara” – cilëson Ministrja Kushi.

Kushi nënvizon se “pajisja me tableta për nxënësit e mësuesit, tabelat Smart, aftësimi digjital dhe trajnimet #TIK janë pjesë e kësaj iniciative ambicioze që mbështet drejtpërdrejt prioritetin tonë madhor të gjithëpërfshirjes”.

Kushi dhe De Bernardi kanë ndjekur gjithashtu nga afër edhe mënyrën se si nxënësit dhe mësuesit po përdorin platformën “Akelius” për të mësuar gjuhën angleze falë përdorimit të tabelave Smart dhe tabletave të dhuruara nga “UNICEF Albania”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat