Ministrja Milva Ekonomi shpjegon si përfitojnë fermerët nga skemat lehtësuese në bujqësi

Shqipëria

Ministrja Milva Ekonomi shpjegon si përfitojnë fermerët nga skemat lehtësuese në bujqësi

Më: 27 janar 2021 Në ora: 21:48
Milva Ekonomi

Sektori i bujqësisë në Shqipëri ka marrë vëmendje kryesore nga ana e qeverisë këtë vit. Ajo e ka pozicionuar sektorin tek një ndër pesë shtyllat, që sipas saj do të mbështesin dhe do t’i japin shtysë buxhetit të vitit 2021.

Për realizimin e këtij qëllimi është menduar mbështetje për fermerët me 1 miliard lekë, të cilët do të përfitojnë subvencionim të naftës me kushtin që të jenë të pajisur me NIPT.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi tha në Euronews Albania se ky sektor ka dhënë një kontribut të qëndrueshëm në Prodhimin e Brendshëm Bruto.

“Në përgjithësi, bujqësia është një degë që ka dhënë kontribut tek Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) dhe kontributi ka qenë i qëndrueshëm kontributi i saj është nga 18-20% dhe angazhon gjithmonë një forcë pune të konsiderueshme. Për këtë vit kemi një rritje të buxhetit me 20 %, ku vëmendje të madhe marrin programet e mbështetjes dhe reforma e veterinarisë, e cila është një reformë që i shërben cilësisë së produkteve dhe fermerit”, tha ajo.

Përballë gazetares Bruna Çifligu, znj. Ekonomi mori një shembull të thjeshtë për të kuptuar sa litra naftë falas mund të marrë fermeri, falë skemës ndihmëse për këtë sektor.

“Në 100 litra naftë që mund të marrë fermeri, falë skemës 54 litra i merr falas dhe nuk ka lidhje me politikën, sepse kjo është e menduar shumë gjatë”, shtoi ministrja”, tha ajo.

Ministrja u bëri thirrje fermerëve që të aplikojnë pa humbur kohë, me qëllim që të përfitojnë nga skemat përfituese në bujqësi.

“Ministria e Bujqësisë ka disa vite që ka një skemë kombëtare dhe mbështet edhe plastmasë për sera dhe modernizimin e serave. Bëhet një aplikim, që mund të bëhet edhe online, por duhet të keni parasysh që për këtë vit aplikimet hapen në muajin mars”, tha ajo.

Sa i takon dëmeve që pësojnë fermerët nga faktorët natyrorë, ministrja Ekonomi tha se nuk ka asnjë shtet në botë që ka mundësi të japë mbështetje direkte për to.

“Është një pyetje e drejtë se a ka mundësi shteti? Unë nuk besoj se ka ndonjë shtet që ka mundësi që të japë mbështetje direkte gjithmonë për dëmet e natyrës. Por shteti ka mundësi të ngrejë në bashkëpunim me komunitetin disa mekanizma për të lehtësuar dëmet nga fenomenet natyrore”, tha ministrja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat