Emri/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë. Ja për çfarë akuzohet

Shqipëria

Emri/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë. Ja për çfarë akuzohet

Më: 28 janar 2021 Në ora: 11:12
Ilustrim

Një 35-vjeçar, i identifikuar si Areld Murati është arrestuar në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.

Ai akuzohet për veprat penale “Grupi kriminal” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, për të cilat është dënuar me 7 vjet e 6 muaj burg nga Gjykata e Torinos.

Në përfundim të procedurave nga ZQK Interpol Tirana, pritet që Murati të ekstradohet drejt Italisë.

Njoftimi i policisë

Kapet dhe arrestohet nga DVP Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, 35-vjeçari i dënuar nga drejtësia italiane, për veprat penale “Grupi kriminal” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe ZQK Interpol Tirana, u bë i mundur lokalizimi i një personi të kërkuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe grup kriminal.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, së bashku me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin provizor të shtetasit shqiptar Areld Murati, 35 vjeç, banues në Tiranë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Gjykata e Torinos/Itali e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 6 muaj burgim për veprat penale “Grupi kriminal” dhe “Trafikim i narkotikëve”, të parashikuara nga legjislacioni italian.

Nga ana e ZQK Interpol Tiranës, agjencive të tjera ligjzbatuese dhe zyrës homologe do të vijojnë procedurat e mëtejshme për ekstradimin e tij drejt Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat