Rrezikohen 800 mijë votues, u kanë skaduar kartat e identitetit. Nuk po i rinovojnë

Shqipëria

Rrezikohen 800 mijë votues, u kanë skaduar kartat e identitetit. Nuk po i rinovojnë

Më: 28 janar 2021 Në ora: 15:13
Ilirjan Celibashi

800 mijë shqiptarë  me të drejtë  vote rrezikojnë të mos  votojnë me 25 prill, për shkak të skadimit të dokumenteve te tyre të identifikimit.

Alarmi u dha nga kryekomisionieri i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi i cili u kërkoi qytetarëve të nxitojnë të bëjnë aplikimin pasi fluksi i madh dhe afati kohor për tu pajis7ur me kartë ID dhe pasaportë biometrike mund të shkaktojnë probleme ditën e zgjedhjeve.

Afatet e ngushta duket se kanë vendosur në pikëpyetje edhe  votën e emigrantëve, për të cilin vendimmarrjen finale do duhet ta marrin aktorët politik.

Kryekomisioneri i zgjedhjeve është optimist sa i takon realizimit te  identifikimit  biometrik të zgjedhëseve, ndryshe nga sa po ndodh me votimin dhe numërimin elektronik pasi partitë politike nuk po bien dakort për zonat ku duhet të shtrihet pilotimi.

Teksa partitë janë angazhuar në hartimin e listave të kandidatëve, ndërkombëtarët kanë kërkuar për të mbajtur larg tyre personat me rekorde kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat