Atentati në Mamurras/ Tentuan ta ekzekutonin kur kthehej nga ceremonia mortore

Shqipëria

Atentati në Mamurras/ Tentuan ta ekzekutonin kur kthehej nga ceremonia mortore

Më: 28 janar 2021 Në ora: 15:55
Myslim Lika

Myslim Lika mbeti i plagosur mesditën e sotme në Mamurras në një atentat, kur po kthehej nga ceremonia mortore e motrës së tij, e cila dy ditë më parë u vetëvra me armë gjahu në banesën e saj.

Media, bën me dije se 60-vjeçari Lika është vëllai i shtetases A Sh., 59 vjeçe, e cila i dha fund jetës së saj për motive të panjohura mbrëmjen e 26 janarit.

Policia e Kurbinit në një informacion paraprak bëri me dije se “më datë 26.01.2021,rreth orës 22:20 ,në banesën e saj në Mamurras,Kurbin është vetëvrarë dyshohet me armë gjahu shtetasja A Sh.,59 vjeçe”.

Sakaq, sot, Myslim Lika u plagos me 3 plumba dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e Traumës në Tiranë.

Lika, nuk është një person i panjohur në botën e krimit. Burimet për Panorama.al thanë se 60-vjeçari ka qenë i dënuar me 25 vite burg për vrasje.

Konkretisht në vitin 2000, në muajin prill, Lika ka qëlluar me breshëri kallashnikovi mbi Gëzim Çelikun, bashkëpronari i firmës “Friul Alba” dhe administratorin italian Luciano Bortolusi. Gëzim Çeliku ka mbetur i vdekur në vend ndërsa Bortolusi është plagosur në këtë ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat