Eksperti italian i mafias: Përgjimet e antimafias treguan se Shqipëria është shumë më e korruptuar se ç’duket

Shqipëria

Eksperti italian i mafias: Përgjimet e antimafias treguan se Shqipëria është shumë më e korruptuar se ç’duket

Më: 28 janar 2021 Në ora: 23:13
Federico Varese

Një një intervistë ekskluzive për ‘Çim Peka Live’, Prof. Federico Varese, një nga ekspertët më të njohur të mafias, nga Londra ka komentuar përgjimet e fundit të antimafias italiane ku të përfshirë në bisedat me Ndranghetan janë edhe biznesmenë të lidhur me zyrtarë të lartë të maxhorancës në Shqipëri.

Ndrangheta  është multifunksionale, që do të thotë merret me gjithçka! Në kuptimin që mbron, zhvat biznesmenë dhe zakonisht në të gjitha aktivitetet si ato bujqësore apo biznese te ndryshme të cilat mund ti kontrollojnë dhe prej të cilave gëzon frytet. Sigurisht që duhet thënë që Ndranheta është veçanërisht domethënëse në panoramën e mafias Italiane sepse përveç aktiviteteve të tyre të zakonshme si kontrolli i territorit, zhvatje, mbrojtje, kontrata publike, ndërtim që është tipike e të gjitha mafieve, Ndrangheta është e futur në tregun ndërkombëtar të drogës dhe droga futet nga porti i Gioia Tauro (Reggio Calabria) pasi ka mbërritur nga Kolumbia dhe Afrika. Kështu kanë marrëdhënie direkte me Kolumbinë dhe kjo e bën organizatën veçanërisht të pasur.

Eshtë diçka që ende duhet verifikuar, por sigurisht është një emër i madh, edhe sepse kjo ka ndodhur pikërisht gjatë një krize qeverie në Romë, por si mafia siçiliane dhe Ndrangheta kërkon përmes disa kontakteve lokale të kontaktojnë politikanët e nivelit të lartë. Sigurisht ky është një rast shumë domethënës për peshën politike të personit që përsëris nuk është e qartë me saktësi çfarë ka bërë dhe është I pafajshëm  deri sa vërtetohet e kundërta, por të bën përshtypje ky raport që del në sipërfaqe nga letrat.

Dosja ka në qendër biznesmenin, një biznesmen që ka një kompani për parandalimin e aksidenteve në punë dhe mbrojtjes nga dëmtimet si maska, syze dhe është në fakt diçka shumë e rëndësishme dhe pra ka në qëndër aktivitetin e këtij biznesmeni. Ky biznesmen, bazuar tek akuzat, duket se përfitonte shumë kontrata përmes korrupsionit të funksionarëve (punonjësve) publikë. Për shembull ka një rast të një kompanie shtetërore të një zone në Kalabri që ka bërë kontrata që duken haptazi të paligjshme të këtij biznesmeni dhe të cilat realizohen përmes thirrjeve direkte dhe pa bërë ndonjë garë të hapur për të gjithë.

Ky bisnesmen, sigurisht sipas organit të akuzës, është ndërmjetësi mes krimit të organizuar nga njëra anë dhe botës legale nga ana tjetër. Nga letrat del që ka policë që lehtësojnë aktivitetin  e këtij biznesmeni që e informonin për hetimet,  e kanë informuar edhe për një mikrofon përgjimi që e kishte brënda makinës së tij. Një funksionar shteti që e informonte gjithashtu për hetimet që po kryheshin. Pra ka një botë të tërë e jashtme pra ka një botë e tërë civile që eshtë e përfshirë. Gjithmonë sipas dosjes së hetimeve ka edhe noterë të cilët kanë firmosur akte fallco dhe ka edhe një nëpunëse të postës që ndihmon biznesmenin të fshehë disa tranzaksione të paligjshme. Kështu përshtypja e përgjithshme që del nga ky hetim është ajo e një paligjshmërie të shpërndarë në kontekstin në të cilin operon.

Hetimet tregojnë që ky biznesmen për të cilin po flasim kishte projekte zgjerimi për në Shqipëri dhe dëshironte që të krijontë një kompani ndërtimi dhe donte të kishte një filial të kompanisë së tij me materiale të mbrojtjes nga dëmtimi në punë edhe në Shqipëri.  Është bërë bashkë me disa personazhe kalabreze dhe kërkon të hyjë në tregun shqiptar me mendimin se mund të korruptojë personat në Shqipëri dhe disa persona shqiptar të përfshirë në këtë hetim janë ndërmjetës për këto kompani.  Personat e përfshira në hetime nuk janë teknikisht anëtar të Ndranghetas. Një person që nuk është kalabrez dhe pjesë e një familje të caktuar nuk hyn në organizatë, por biznesmeni ne fjalë duket se mendon se mund të shkojë në shtëpi dhe mund të kkorruptojë në mënyrë të përgjithshme funksionarët dhe biznesmenët shqiptar.

Ka një provë të fortë të kësaj dhe kjo tregon se Ndrangheta përmes përfaqësuesve e saj në këtë rast biznemenë, gjithmonë diçka ende për t’u provuar, është shumë e aftë për t’u shtrirë në kontekste e fusha të ndryshme. Kështu kur ky biznesmen edhe përmes personazheve italianë hyn në kontakt me persona, me sa duket, persona të krimit të organizuar shqiptar. Edhe kontaktet me politikën duket se janë kryer për të krijuar lidhjet  në nivel institucional mes deputetësh dhe ministrish. Kështu tentativat e këtij biznesmeni për tu lidhur me politikën italiane për të qënë i akredituar tek institucionet shqiptare në mënyrë që të përfitojë kontrata e tendera.

Sigurisht që ka patur një tentativë për të hyrë në tregun shqiptar dhe më duhet të them që nuk është se ja kishin arritur në mënyrë të thellë, por ata po tentonin shumë seriozisht ta bënin këtë, kështu ky hetim është diçka që duhet marrë seriozisht. Gjëja vërtëtë qesharake është se në përgjimet e italianëve thuhet se Shqipëria është një vend me korrupsion të lartë, por në të vërtetë ajo që del nga hetimet është se është shumë e korruptuar edhe një cope e mire e Kalabrisë. Autoritetet shqiptare e mbi të gjitha politika duhet të kenë shumë parasysh rreziqet e këtyre infiltimeve mbi të gjitha kur këto persona kanë në dispozicion shumë të larta parash të cilat mund të korruptojnë

Unë mendoj se është dicka e mirë dhe e drejtë për autoritetet shqiptare që të bashkëpunojnë me drejtësinë italiane dhe të kërkojnë ti shkojnë në fund ngjarjes sa më shumë që është e mundur për të kuptuar se çfarë kërkonte ky grup të bënte atje. Zakonisht bashkëpunimi mes autoriteteve europiane është shumë e rëndësishme. Kështu sipas meje është e dobishme që t’ a shohin deri në fund këtë çështje. Duhet të them se tentativa e penetrimit në Shqipëri nuk ishte shumë e avancuar sepse mendoj se hetimi e ka bllokuar atë lloj tentative që në lindje por sigurisht ne e dime se Ndragheta ka aftesi për tu ndëërkombëtarizuar.

Sigurisht duhet thënë se në shtetin e së drejtës duhet sqarur se keto janë hipoteza pune që prokuroria duhet ti çoje në process dhe derisa te mos konfirmohen në process persona e përfshire janë të pafajshëm,. Sipas meje çështja është që nuk është më shumë identifikimi i individit apo krimit specifik por është e ëe kuptuarit e sistemit apo sesi ky system mund të ketë penetruar në një vend tjetër. Pra kjo është një pune analitike sesa gjyqesore. Pra unë besoj se kushdo që është pozicionin e autoritetit duhet të vetpyetet mbi këtë raport ndërkombetar të krimit të organizuar

Sigurisht që hëtimi nis nga Italia dhe Italia ka një kapacitet të lartë investigative krahasaur me krimin e organizuar. Dhe është e paevitueshme që niste nga Italia dhe kjo mendoj që kjo nuk habit që ka nisur nga Italia. Por nga ana tjetër duhet kuptuar sesi ndodhin këto kontrata, sepse ajo që mafia, krimi i organizuar dhe investitorët e tyre të afert duan jane kontratat publike dhe ai është sektori qe duhet patur kujdes dhe sidomos kontratat që janë pa garë të hapur për të gjithë investitorët por ka delegime të drejtpërdrejta. Pra është një çështje që duhet patur patjetër në konsideratë nga autoritetet politike atje.

Këto dy tregje janë dy nga tregjet më në rrezik për penetrimin e krimit të organizuar dhe organizatës mafioze në të gjithë historinë e mafias. Ndërtimet janë një nga fushat ku është më e thjeshtë për të pastruar paratë dhe për me tepër kur investitori nuk mund të spostohet dhe është në rrezik që të vihet nën presion dhe ka nevojë për një mbrojtje nga mafia kur nuk ka një mbrojtje të mirë nga ana e shtetit. Zakonisht bumi i ndërtimeve tërheq para, dhe une kam studiuar bumin e ndërtimeve në veri të Italisë

Unë nuk dua të inkriminoj një sektor të tërë ekonomik dhe ndërtimi është një gjë e mire dhe nëse bëhet sipas kritereve të duhura është shumë mirë, por studiuesit kanë arritur në përfundimin se janë një seri sektorësh qe janë më në rrezik të penetrimimt të krimit të organizuar dhe sigurisht që ndërtimi dhe plehrat janë dy sektor kyç për të hyrë, dhe nëse unë do të isha në radhët e autoriteteve shqiptare do ta kisha shumë në konsideratë këtë gjë. Zakonisht sepse mafiat spostohen dhe penetrojnë kur ka një bum ekonomik dhe jo kur ka krize.

Problemi është ai i korrupsionit, sepse një demokraci e re rrezikon të jetë viktimë e korrupsionit sepse këto organizata zakonisht kanë shumë para dhe për mua korrupsioni është problem i madh. Çështja kryesore sidomos për një vend si Shqipëria që vjen nga një histori ku ekonomia e tregut nuk ekzistonte dhe që përballet me ekonominë e tregut dhe me menaxhinin e tregut… dmth tregjet janë një gjë e bukur, por duhen menaxhuar dhe kontrolluar duke i siguruar të gjithëve mundësinë për të marrë pjesë në treg. Tundimi në këto raste është që të privilegjosh disa biznesmen përmes korrupsionit apo kriminalitetit.

Kjo sipas meje kjo është sfida e vërtetë për një demokraci të re. Unë kam shumë vlerësime dhe besim tek Shqipëria, por të gjithë vendet që kanë dalë nga një traditë si ajo e komunizmit dhe kanë arritur të futen në ekonominë e tregut shumë shpejt, me instrumente ende të dobëta, duhet sipas meje të bëjnë kujdes sepse tregu që dakord është një gjë shumë pozitive dhe mund të prodhojë pasuri dhe efikasitet, por është edhe vendi ku futet biznesi i korruptuar dhe që në disa raste ka pas vetes edhe krimin e organizuar. Kështu, dhe këtu e mbyll, menaxhimi i tregut, kontrolli demokratik të aksesit në treg, në veçanti tregu si ai i ndërtimit është i rëndësishëm sepse ai është tregu tipik ku penetron mafia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat