Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e premte

Shqipëria

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e premte

Më: 28 janar 2021 Në ora: 23:19
Foto ilustrim

Përshëndetje nga SHMU!

Pas këtyre dy ditëve pa reshje  presim serisht një përkeqësim të konditave meteorologjike. 

Dita e premte do të rikthej përsëri reshjet në vend. Reshjet e shiut do të jenë të jenë të herëpasherëshem, por intensitet  mesatar do të fitojnë në pjesën e dytë të ditës. Ne zonën veriperëndimore ku aktualisht është situatë e rënduar si shkak i reshjeve të rëna,  pritet që sërisht reshjet të jenë me intensitet mesatar.

Reshjet me intensitet mesatar deri  të lartë do të vijojnë edhe në 12 orët e para të ditës së shtunë, lajmi  i mirë është që do të kemi një pauzë të reshjeve prej afërsisht 24 orësh (nga mëngjesi i ditës së shtunës deri të djelën). Dita e diel do të rikthje përsëri reshjet e shiut me intensitet të mesatar deri të lartë në veri e jug të vendit.    E gjithë kjo situatë mund të sjelli rritjen e nivelit të ujit në lumenjë (Drini, Buna). 

Në  lartësin mbi 600 metra në veri dhe në lartësin mbi 900 metra në jugilindje reshjte do të jenë në formën e bëborës.

Kjo paqëndrueshmeri do të shoqërohet me erë nga kuadrati i jugut e cila do të ndikojë dhe në rritjen e temperaturave .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat