Kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani: Jam vetëm unë dhe një inspektor. Duhet të…

Shqipëria

Kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani: Jam vetëm unë dhe një inspektor. Duhet të…

Më: 29 janar 2021 Në ora: 23:16
Artur Metani

Rreth një vit nga krijimi, institucioni i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, nuk ka ende një staf që të kryejë funksionimin normal të këtij dikasteri.

Kryeinspektori, Artur Metani tha se janë mbi 3 mijë ankesa që presin të shqyrtohen, por mungesa e inspektorëve e vështirëson veprimtarinë.

“Institucioni është krijuar më 1 shkurt 2020. Deri në atë datë, të gjitha ankesat ishin të pa trajtuara. Përveç ankesave që kam marrë, kam trashëguar një numër ankesash që janë mbi 3 mijë. Kërkojnë një numër të madh inspektorësh. Po mundohemi ta përballojmë këtë fluks të madh. Numri i ankesave vazhdon të rritet që kërkon marrjen e inspektorëve sa më shpejt.

Sot Inspektori i Lartë i drejtësisë vazhdon të funksionojë vetë dhe me një inspektor magjistrat. Të gjitha këto janë vështirësi që nuk lidhen me vullnetet. Janë procedura që zgjasin. Edhe ne bëjmë një vetting për kandidatët”, theksoi ai në emisionin “Java” në TVSH.

Ai tha se në fushën e gjyqësorit siç parashikohet në ligj nuk ka pasur fare aplikime për inspektor edhe për shkak të kritereve të forta.

“Arsyeja kryesore për të cilët nuk aplikojnë gjyqtarët është niveli i lartë i kritereve. Ligji parashikon që të plotësosh kriteret e anëtarit të Gjykatës së Lartë. Me këto kritere ata preferojnë në Gjykatën e Lartë. Unë e kam shtruar disa herë për diskutim. Nuk e kam më luksin të pres”- tha më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat