Ngacmoi seksualisht 5-vjeçaren në Berat, jepet dënimi për Sokol Kapinovën

Shqipëria

Ngacmoi seksualisht 5-vjeçaren në Berat, jepet dënimi për Sokol Kapinovën

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

Është dhënë dënimi për Sokol Kapinovën i cili disa muaj më parë ngacmoi seksualisht një 5-vjeçare në qytetin e Beratit.

Gjykata e Beratit ka dënuar me 6-vjet e 8 muaj burg 48-vjeçari Sokol Kapinova,i akuzuar për “marrëdhenie seksuale me të mitur,e mbetur në tentativë”.

Në lidhje me këtë ngjarja prokurori Dritan Gripshi kërkoi për Kapinovë 9-vite burg. Sipas prokurorit akuza në ngarkim të 48-vjeçarit Kapinova provohet nga aktet e ekspertimit si dhe nga provat shkencore dhe ato me dëshmitarë. Mësohet se gjatë të gjitha seancave gjyqësore ku i pandehuri ka qenë o pranishëm,ai e ka mohuar akuzën dhe nuk ka shprehur pendesë.

Trupi i gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Durim Hasa,Matilda Llangozi dhe kryesuesja Entela Gjoni,pasi kanë dëgjuar prerendimet e palëve,e kan? shpallur Kapinovën fajtor dhe e kanë dënuar përfundimisht me 6 vite e 9-muaj burgim, të cilat do ti kryejë në burgjet e sigurisë së zakonshme.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 18 Qershor 2020 në lagjen “Barrikadë” të qytetit të Beratit. E mitura 5-vjeçe u ngacmua seksualisht nga komshiu i saj,48-vjeçari Sokol Kapinova,që rezultoi të ishte i njohur nga banorët e lagjes si përdorues i rregullt i alkoolit. Edhe pse policia e Beratit nuk dha pas ngjarjes së rëndë asnjë informacion në lidhje me dinamikën e saj,nga burime brenda fimiljarëve u mësua se 48-vjeçari e kishte gënjyer vajzën 5-vjeçe së bashku me motrën e saj 7-vjeçe me ëmbëlsira dhe kumbulla,duke i futur të dyja brenda në banesën e tij.

Më pas,ai futi në njërën nga dhomat 5-vjeçaren dhe e ngacmoi atë seksualisht. Por kur e mitura filloi të qajë ai i la të dalin jashtë,pa menduar se motrat do t’u tregonin prindërve atë çfarë kishte ndodhur në banesën e tij. Nga vizita mjekësore që u krye nga mjekët specialistë rezultoi se 5-vjeçarja kishte shenja të ngacmimit seksual.

48-vjeçari Kapinova mësohet se rrinte shpesh dhe luante me fëmijët e lagjes në sheshpushimet përpara pallateve por deri përpara ngjarjes së rëndë askush nga banorët e lagjes “Barrikadë” nuk ishte ankuar për sjelljet e tij ndaj fëmijëve. Ai jetonte i vetëm dhe banorët e lagjes e njihnin atë si një person të alkoolizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat