Rruga e Arbërit ose PPP-ja e dështuar e “paaftësisë” së Edi Ramës!

Shqipëria

Rruga e Arbërit ose PPP-ja e dështuar e “paaftësisë” së Edi Ramës!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 08:28
Edi Rama

Edi Rama premtoi në media, në vazhdim të propagandës së tij elektorale, se rruga e Arbërit do të përfundojë mbas disa muajsh. Këta janë “gënjeshtra elektorale” për punët “shkel e shko” publike të Rilindjes në 8 vite. Investimet publike kanë kushtuar miliona dollar, që përfundojnë shumica në xhepat e koncensionarëve të PPP-ve grabitqare të Ramës, në kurriz të shqiptarëve të varfër. Rruga e Arbërit është gjithashtu PPP-ja e dështuar e vonuar Edi Ramës!

Edi Rama bën rrugë dhe punë publike, vetëm kur miqtë e tij dhe PPP-të janë të kënaqur me milionat e dollarëve, me cilësi të keqe, pa standarte europiane dhe nuk përfundohen në afate. “Rilindja urbane” në mandatin e parë do të mbahet mend për borxhet e mëdha në kurriz të njerëzve dhe një projekt që nuk ka përmbushur standartet e zhvillimit urban të qyteteve në jug dhe veri të vendit. Ka 8 vite që Rilindja dhe Edi Rama i kanë gënjyer dibranët dhe banorët e zonave nga kalon rruga e Arbërit, vepër urbane strategjike dhe e domosdoshme për banorët e këtyre zonave. Kurse “Rruga e Kombit”, filloi ndërtimin në vitin 2006 dhe u bë e kalueshme për automjetet në vitin 2010. Projekti përfundoi vetëm për 4 vite me më shumë vështirësi, tunele të vështira me mbështetjen e qeverisë shqiptare, ku rol kryesor ka patur ish-ministri i punëve publike Z. Lulzim Basha. Zbatimi i këtij projekti tregon qartë ndryshimin në mes PPP-ve, të dështuara të Edi Ramës dhe menaxhimit serioz dhe në afate të premtuara të projekteve nga PD-ja. Dibranët do ta mbajnë mend “qeverinë e keqe të Edi Ramës”, për skandalet seksuale të pushtetarëve lokal, varfërinë dhe grabitjen masive të votave në Dibër në 2017.

Dibranët e ndershëm të djathtë dhe të majtë nuk janë mësuar me vjedhjen e votave, mbasi janë një zonë historike me vlera morale, kulturore, inteligjencë, patriotizëm dhe trimëri. Një qeveri që mbështet “narkotrafikantët” e zonës, të qarkut të Dibrës, nuk e ka mendjen tek problematikat e dibranëve dhe infrastruktura që është e domosdoshme për zhvillimin ekonomik të zonës.

Prandaj Rruga e Arbërit ka mbetur e papërfunduar, shto këtu edhe situatën e jashtëzakonshme, pandeminë dhe tërmetin dhe Rama premton se do ta përfundojë në muajt e ardhshëm?!

Rrugën e Arbërit do ta përfundojë Lulzim Basha!

Gjurma e "Rrugës së Arbërit" që në historinë e popullit tonë njihet si rruga e Karvaneve ose pjesë e rrugës së vjeter Egnatia, e që ka lidhur historikisht Tiranën me Dibrën, sot është pjesë e korridorit të 8-të. Rruga e Arbërit kualifikohet si një projekt me rëndësi të vecantë për infrastrukturën rrugore të vendit për përmirësimin kombëtar te kushteve të jetesës, duke nxitur infrastrukturën.

Ndërtimi i rrugës së Arbërit me një gjatësi rreth 74 km do të shkurtojë në mënyrë të ndjeshme rrugën ekzistuese që përdoret sot nga Tirana për në Dibër me gjatësi 180 km, duke ndikuar në zhvillimin e zonave në të cilat kalon kryesisht të Qarkut te Dibrës, e cila ka një popullsi rreth 130,000 banorë, si dhe të Njësisë Administrative Zall-Bastar të Qarkut të Tiranës me një popullsi rreth 6525 banorë. Kjo Rrugë do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm i Lindje-Perëndimit.

Kjo rrugë lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë duke përmirësuar transportin e banorëve që jetojnë në zonat në të cilën kalon rruga, si dhe siguron transportin e burimeve natyrore nëntokesore siç është kromi nga Bulqiza për në portin e Durrësit, i cili më pas eksportohet. Gjithashtu ky aks rrugor do të jetë rruga më e shkurtër që lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë, Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin, pra do të jetë rrugë lidhëse ndërkombëtare.

Rrugën e Arbërit nuk mund ta përfundojë një qeveri që nuk e ka mendjen tek rrugët, ekonomia e qëndrushme në Shqipëri, por mbështet narkotrafikun, sic është Rilindja.

Rrugën e Arbërit do ta përfundojë një qeveri serioze e P.D.-së me aleatë me kryeministër Lulzim Bashën, që ka ekperiencë ndërkombëtare në punët publike.

Nje proverb thotë: “Kush është i zoti, s`i shkon zi moti”. Paaftësia dhe pazotësia e Kryeministrit piktor në 8 vite qeverisje të keqe “zi”, nuk do ta zvarrisë zhvillimin e Shqipërisë në mote e vite!

Shqiptarët nuk kanë kohë, “vite dhe mote” ti besojnë një Kryeminsitri të pazoti, që i mashtroi në 8 vite dhe kërkon mandat të tretë për të përfunduar punët dhe “aferat” e tija milionëshe dhe Rrugën e Arbërit!

Rrugën e Arbërit dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Shqipërisë do ta bëjë në 2021 Lulzim Basha. Basha do jetë kryeministër vizionar, me eksperiencë në punët e mëdha publike, i cili ka edhe prejardhjen e largët nga Dibra dhe që premton se do të fitojë Shqipëria, dhe jo PPP-të grabitqare dhe të dështuara të Edi Ramës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat