Rrëmbyen e torturuan deri në vdekje Jani Prengën/ Lirohen dy të akuzuar

Shqipëria

Rrëmbyen e torturuan deri në vdekje Jani Prengën/ Lirohen dy të akuzuar

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 11:13
Viktima dhe të dyshuarit

Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për Leonard Hajrin, i cili është liruar nga ‘arrest me burg’ në ‘Detyrim paraqitje’, ndërsa akuzohet se është përfshirë në pengmarrjen dhe torturimin deri në vdekje të Jan Prengës.

Po ashtu masa ka ndryshuar dhe për të dyshuarin tjetër, Olsi Turja i cili është dërguar në ‘arrest shtëpie’.

Para pak ditësh u lirua Ardian Docaj dhe në pranverë të 2020 Bajram Hajri.

Të gjithë këta persona dyshohen se janë përfshirë në rrëmbimin dhe torturimin me pasojë vdekjen te Jan Prenges. Për momentin në burg mbetet kopshtari Festim Bexhdili, ndërsa në kërkim janë Altin Hajri e Gentian Docaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat