“Partitë të pastrojnë listat”, Bylykbashi reagon pas deklaratës Yuri Kim: M'u deshtën një vit me PS për...

Shqipëria

“Partitë të pastrojnë listat”, Bylykbashi reagon pas deklaratës Yuri Kim: M'u deshtën një vit me PS për...

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 15:11
Oerd Bylykbashi

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, ka reaguar, pasi ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka kërkuar që në zgjedhjet e 25 prillit, të mos ketë kandidatë me të shkuar kriminale.

Bylykbashi me anë të një postimi në Facebook thekson se ishte Rama ai që promovoi banditët në politikë dhe përdor mafien për pastrim parash në Tiranë. Ish-deputeti demokrat ka qenë personi që ka negociuar me PS-në për ligjin e dekriminalizmit, ndërsa ka rrëfyer detaje mbi takimet

"Me eshte dashur nje vit te negocioj ligjin e Dekriminalizimit me socialistet. Pengesa pa fund nxorren vetem qe ta pengonin e zvarrisnin. Kerkonin si ta benin te paefektshem ligjin qe te shpetonin kriminelet qe futen ne parlament e bashki. Nen presionin e opozites, SHBA dhe BE, u dorezuan dhe e votuan", shprehet Bylykbashi.

Postimi i plotë

Nuk ka vend per Banditistan ne NATO! Ne 2013 beri pakt me kriminelet per te marre pushtetin dhe i futi ne listat e deputeteve e i beri kriminelet "perfaqesues" te popullit. Ne 2015 mbushi bashkite me kryebashkiake kriminele.
Ne 2014 i hapi rruget krimit te organizuar qe te mbillte Shqiperine me kanabis. Edhe ministrat e brendshem i zgjodhi me lidhje familjare me trafikun e droges qe t'u mbronte krahet trafikanteve. Sot mafia shqiptare eshte rrezik prioritar per prokuroret antimafia italiane e europiane. Ama nen qeverisjen e Rames kriminelet me te rrezikshem te denuar me burgim te perjetshem, u liruan nga burgu. Prioritetet e Rames nuk jane te njejtat me Antimafian italiane.

Me eshte dashur nje vit te negocioj ligjin e Dekriminalizimit me socialistet. Pengesa pa fund nxorren vetem qe ta pengonin e zvarrisnin. Kerkonin si ta benin te paefektshem ligjin qe te shpetonin kriminelet qe futen ne parlament e bashki. Nen presionin e opozites, SHBA dhe BE, u dorezuan dhe e votuan.

Sot e dine shqiptaret dhe te huajt sa eshte lista e deputeteve, kryebashkiakeve, keshilltareve e drejtoreve qe kane ikur nga ligji i Dekriminalizimit.

A u terhoq Rama? Jo! U ka dhene tendera, licenca, leje ndertimi ne kembim te votave. Plani i tij urbanistik me kulla per Tiranen eshte manuali i lavatrices se parave te Ndrangheta-s. Ai plan eshte ftese per riciklimin e parase se Mafias.

I ka pjese kryesore te mekanizmit qeverises kriminelet, ndaj ne 2019 kur garonte i vetem ne zgjedhje vuri serish kriminele per kryebashkiake.

Tani kur ambasadoret e partnereve tane me strategjike i kerkojne te mos kandidoje kriminele e te korruptuar me 25 prill, ai u pergjigjet se ligji i Dekriminalizimit shkel te drejtat e krimineleve, paçka se Gjykata Kushtetuese e rrezoi kete pretendim. Eshte i "fjales" Rama, nuk e prish paktin e 2013 me kriminelet.

Ua tregoi vendin ambasadoreve si levend qe eshte, por pergjigjen ia dha deklarata e Ambasadores se SHBA:
"Kryetarët e partive nuk duhet t’i pastrojnë listat e tyre thjesht sepse kështu tha ndonjë ambasador apo sepse Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë që korrupsioni është përparësi. Duhet ta bëjnë sepse e kërkon ligji shqiptar, është e pritshme nga një aleat i NATO-s dhe aspirues për në BE, dhe është shenjë bazë e respektit për votuesit". Ambasadorja Yuri Kim

Ja pse duhet te votojme masivisht me 25 prill 2021, qe te çlirojme mushkerite e shoqerise shqiptare nga kjo semundje qe e ka emrin Edi Rama. Me vote masive Shqiperia Fiton!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat