Programi i PD për arsimin, Vokshi: Ekonomia shqiptare humbet 35 milionë dollarë në vit prej nënfinancimit

Shqipëria

Programi i PD për arsimin, Vokshi: Ekonomia shqiptare humbet 35 milionë dollarë në vit prej nënfinancimit

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 21:57
Albana Vokshi

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi në një intervistë për RTV Ora ka qartësuar planin e të djathtëve për arsimin në vend.

Vokshi ka thënë se arsimi në vend humbet 35 milionë dollarë në vit, ndërsa shton se paratë gjatë qeverisjes së PD do të shkojnë në përmirësimin e infrastrukturës së këtyre institucioneve.

Vokshi: Ka premtuar 5% dhe sot është 2.4%. Në bazë të një studimi që ka bërë UNICEF, jo opozita, raportohet se prej nënfinancimit të arsimit parauniversitar kryesisht ekonomia shqiptare humbet 35 milionë dollarë në vit. Pra prej mashtrimeve të Edi Ramës, ekonomia shqiptare në 8 vjet ka humbur plot 280 milionë dollarë. Pra ne do të rikthejmë financimin në arsim dhe sigurisht që ekonomisë shqiptare do ti rritet GDP-a, do ti vijnë miliona dollarë në vit. Çdo gjë është e mundshme sepse nuk do vidhet siç po vjedhin. A e dini ju që një shkollë me programin e BE për rindërtimin pas tërmetit kushton 680 mijë euro, ndërkohë që një shkollë e Erion Veliaj kushton 4 milion euro? Ja ku janë paratë por po vidhen. Paratë ne do ti drejtojmë drejt infrastrukturës moderne, drejt shkollave.

PD beson se investimi në arsim është investimi më afatgjatë, më i qëndrueshëm dhe me kthimin më të madh në ekonomi. Në njërën anë do të investohet për sigurimin e kushteve të nevojshme me standarde ndërkombëtare në çdo shkollë të Shqipërisë. Në fund të mandatit Lulzim Basha do të shkojë në shkollën më të fundit të Shqipërisë dhe ajo shkollë do të ketë standarde ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat