Itali: Kthyen banesën me qera në serë kanabisi, arrestohen vëllezërit shqiptarë

Shqipëria

Itali: Kthyen banesën me qera në serë kanabisi, arrestohen vëllezërit shqiptarë

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Policia e Torinos ka arrestuar dy vëllezër shqiptarë të cilët kultivonin marijuanë në një vilë në qendër të Pinerolo-s, Itali.

Ata e kishin marrë më qira ndërtesën për ta kthyer në një serë kultivimi.

Gjatë operacionit të policisë, në rrugën Podgora 26, u gjetën mbi 500 bimë kanabis.

Policia sekuestroi gjithashtu edhe 100 kilogramë marijuanë të gatshme për t’u paketuar dhe bëri arrestimin e tyre.

Brenda vilës u sekuestruan të gjitha pajisjet e nevojshme  për ngrohjen e dhomave dhe filtrat për ventilim.

Të dy vëllezërit të moshës 23 dhe 33 vjeç, kishin bërë lidhjet me një shtyllë të jashtme të energjisë elektrike për të furnizuar gjeneratorët elektrikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat