Fatos Nano: Janë krijuar pabarazi të mëdha mes sipërmarrësve në treg

Shqipëria

Fatos Nano: Janë krijuar pabarazi të mëdha mes sipërmarrësve në treg

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 23:38
Fatos Nano

Ish-kryeministri Fatos Nano ka deklaruar se gjatë qeverisjes aktuale janë krijuar pabarazi të mëdha për sipërmarrësit në treg.

Në një intervistë ndryshe në emisionin “Opinion”, Nano tha se disa prej tyre paguajnë rroga të dyta për punonjësit e administratës duke veçuar Hipotekën.

Fatos Nano: Raporti me oligarkët është një koncept mediatik. Është një sulm i kollajshëm. Natyrisht mua nuk më pëlqejnë pabarazitë e mëdha që janë krijuar midis sipërmarrësve në treg dhe unë nuk jam dakord me aksesin e kollajshëm që kanë disa sipërmarrës që kanë në zyrat e shtetit. Madje, disa syresh thonë, sepse duhet investiguar dhe ju mediat nuk e bëni këtë gjë, thonë që paguhen rroga të dyta në nivele të administratës që u shërbejnë atyre. Veçanërisht në Hipoteka. Të gjitha këto janë fenomene që duhen luftuar me tolerancë zero. Po flas për vullnetin politik për të luftuar. Tani, ai i vret dot të gjithë armiqtë menjëherë në luftë, ky është muhabet tjetër.

Nuk besoj se e gjithë kjo zallamahi, mund të krijojë një klasifikim se kush ka qenë më i korruptuar midis kryeministrave në Shqipëri. Është Rama? Ka pasur një tjetër më shumë se ai. Është Berisha që e këndon pafund me mjetet dixhitale këngën e korrupsionit apo kush. Sepse, kryeministrat dhe qeveritë që ata drejtojnë duhen gjykuar dhe filtruar nëpërmjet instrumenteve që përdorin, institucionet që aktivizojnë dhe rezultatet. Nuk mund të çosh fjalë pa peshë si restoranti i Nusretit bie fjala. Sikur s’ka ku t’i bëjnë pazaret dhe vajtën dhe i bënë në restorant. Është e gjitha një sheqerkë e helmatisur për njerëzit që kanë probleme të përditshme të revoltohet ndaj oligarkëve në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat