Covid-19 i merr jetën të riut nga Vlora pak orë pasi ishte futur në intubim

Shqipëria

Covid-19 i merr jetën të riut nga Vlora pak orë pasi ishte futur në intubim

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 10:59
Fatjon Halitaj

Covid-19 i ka marrë jetën një të riu nga qyteti i Vlorës, i cili ishte shtruar si i infektuar.

Sipas gazetarit Enrik Mehmeti, ai është përkeqësuar papritur dhe pas disa orësh që mjekët e kishin intubuar, fatkeqësisht ai humbi jetën.

Mehmeti shkruan se Fatjoni, një prind dhe familjar shembullor i la fëmijët jetimë.

“Një djalë i ri humbi jetën si pasojë e Covid-19. Fatjon Halitaj ishte ndër mekanikët më të mirë të qytetit të Vlorës dhe ndër njerëzit më pozitiv që kam njohur. Për disa ditë me radhë luftoi ndaj sëmundjes së keqe ku ishte përmirësuar ndërsa pardje u përkeqësua menjëherë ku mjekët e futën menjëherë në intubim dhe brenda disa orësh vdiq.

Fatjoni, një prind dhe familjar shembullor i la fëmijët jetim. Kjo sëmundje është e pabesë ,ku stabiliteti shëndetësor mund të përkeqësohet menjëherë. Ngushëllime familjes dhe familjarëve për këtë humbje. Kjo sëmundje nuk është një lojë,zbatojini këshillat për tu mbrojtur!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat