Eksperti i arsimit në PD: Me ne fitoni, rrisim pagat me 60 %, përfitojnë 35 mijë mësues dhe 30 mijë edukatorë

Shqipëria

Eksperti i arsimit në PD: Me ne fitoni, rrisim pagat me 60 %, përfitojnë 35 mijë mësues dhe 30 mijë edukatorë

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 11:27
Ndriçim Mehmeti

Eksperti i arsimit në PD, Ndriçim Mehmeti ka ripërsëritur premtimin e Bashës për rritjen e pagës së mësuesve me 60 %. Mehmeti ka punuar me ekipin e ekspertëve të PD për të hartuar programin e Arsimit, ndërsa tha se 35 mijë mësues do të përfitojnë nga kjo rritje dhe nuk do të marrin më pak se 700 euro në muaj.

“Kjo është e vërtetë, prandaj programi ynë synon mësuesin. Mësuesi në qendër të dijes dhe të arsimit për fëmijët tanë. Ne do të rrisim pagat me 60%. Asnjë mësues në arsimin parauniversitar nuk do të marri më pak se 700 Euro në muaj. Me këtë përfitojnë 35 mijë mësues dhe 3 mijë edukatorë. Ne do të depolitizojmë arsimin. Arsimi do të përfitojë në mënyrë profesionale, pra aftësitë do të jenë ato që do të vendosin vendin e punës për çdo mësues. Më 25 prill ne do të kemi mësues më të përkushtuar, mësues më të vlerësuar. Më 25 prill Shqipëria Fiton”, tha Mehmeti.

Partia Demokratike ka prezantuar programin me 11 pika për arsimin, ku fokusin e ka vendosur në rritjen e pagave të mësuesve dhe pedagogëve, ku asnjë mësues nuk do të marrë më pak se 700 euro më muaj pagë, pedagogë 900 euro në muaj dhe 1300 për profesorët.

Përftimi i bursave për studentët nga familje me të ardhura nën 64 mijë lekë dhe  tekstet shkollore falas për 350 mijë nxënës deri në klasën e 9-të, investimi me 40 mln dollarë në arsimin e lartë duke sjellë dixhitalizimin e tyre, ishin disa nga premtimet e PD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat