Edi Rama “kritikon” Tërmet Peçin: Ti bën fitore publicitare, por nuk bën shumë…

Shqipëria

Edi Rama “kritikon” Tërmet Peçin: Ti bën fitore publicitare, por nuk bën shumë…

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 15:00
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama u ndal sot në Salari të Tepelenës, ku po vazhdon puna për segmentin e fundit që do të lidhë me rrugë tursitike qytetin me lartësinë e Nivicës.

Gjatë bashkëbisedimit me Tërmet Peçit Rama solli në vëmendje që njerëzit thonë se nuk kemi bërë rrugë fshati, duke i kërkuar kryebashkiakut të bëjë më shumë publicitet.

BISEDA

Edi Rama: Ore shiko, se ka shumë që thonë nuk kemi bërë rrugë fshati.

Tërmet Peçi: Këto ça janë?

Rama: Lëri tani, se nuk i dinë njerëzit këto. Ti bën fitore publicitare, por nuk bën shumë publicitet. Je i fitoreve. Nuk je i reklamimit.

Tërmet Peçi: Është një investim i shumëpritur. Për herë të parë sot bëhet kjo, lidhet e gjithë krahina e Lopsit dhe zona e Vlorës. Duke shkuar tani në investimin e përfunduar, 4 km shkojnë në Salari. Mbas Salarisë, kemi 10 km nga Salaria në fshatin Nivicë.

Edi Rama: Faktikisht sot, ti dhe tepelenasit e dinë, të tjerët po e mësojnë pak nga pak, do ta mësojnë mirë në 3-4 vitet e ardhshme që Tepelena nga një xhep fallco që të gjithë i kalonin anash dhe nuk ndalonte njeri aty, me një aset fantastik kombëtar që është kalaja është kthyer në epiqendrën e një herte turistike ku përfshihet Gjirokastra, Vlora dhe Himara. Tashmë gjithë kjo mrekulli e madhe, që ishte larg syve të njerëzve, kthehet në një park natyror tematik dhe turistik ku me stacione të ndryshme ti ke mundësi të admirosh natyrën, traditën, historinë, mikëpritjen, dhe këngët.

Tërmet Peçi: Komandant jemi i vetmi qytet që kemi 4 kala

Edi Rama: Po ç’e pyet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat