Përgjimet e Antimafias italiane/ Klodiana Lala: Tre prokurorë me urgjencë drejt Romës

Shqipëria

Përgjimet e Antimafias italiane/ Klodiana Lala: Tre prokurorë me urgjencë drejt Romës

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 15:52
Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka folur për hetimet e nisura nga SPAK për përgjimet e publikuara pak ditë më parë nga Antimafia Italiane.

Sipas Lalës, SPAK nuk është vonuar të nisë hetimet, por është vonuar ta shpallë atë zyrtarisht për shkak të mbledhjes së provave.

“SPAK i ka nisur hetimet që më 25 janar, e bën me dije 10 ditë më pas por mendoj që ka pas disa arsye. SPAK ka deklaruar se janë në komunikim të vazhdueshëm me palën italiane. Rezulton se hetimi u cel një ditë fill pas publikimit të përgjimeve për disa akuza të rënda, si “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Arsyeja kryesore ka të bëjë me një strategji të SPAK kur ka dyshime për një vepër penale grupi hetimor mund ta vendosë ata në përgjim, t’i hetojë në terren, pra mund ta ketë bërë këtë brenda 10 ditëve. Dyshimi i dytë lidhet me faktin se SPAK deri në ato momente nuk kishte dokumente”, u shpreh Lala në studion e lajmevë në News 24.

Ajo thekson se prokurorët udhëtuan në drejtim të Romës dhe morën materialet e dosjes voluminoze.

Nga informacionet që kam, prokurori i Antimafias ka zhvilluar një bisedë të gjatë me palën shqiptare. Dosja voluminoze me sa di është në dorë të SPAK. Diskutohej për njerëz konkretë, personazhe konkrete, flitet për takime të mundshme, ndaj po mblidhen materiale për tendera të ndryshme, kalime në TIMS. SPAK dje tha se ka indicie dhe dyshime të forta se zyrtarë shqiptarë, por edhe të huaj kanë kryer aktivitet kriminal në vendin tonë.
Me sa kam kuptuar SPAK është detyruar ta pranonte publikisht se kishte çelur hetim për shkak të presionit jo vetëm shqiptar por edhe ndërkombëtar,.Vetë ambasadori italian bëri një deklaratë pak ditë më parë se do ketë edhe përgjime të tjera”,- tha Lala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat