Deklaratat e Fatos Nanos/ Taulant Balla: Opozita është marrë peng nga familjet Berisha-Meta

Shqipëria

Deklaratat e Fatos Nanos/ Taulant Balla: Opozita është marrë peng nga familjet Berisha-Meta

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 15:56
Taulant Balla dhe Fatos Nano

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka komentuar sot deklaratat e bëra dje nga ish-kryeministri Fatos Nano që nuk i kurseu kritikat ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës.

“Fatos Nano hapi me të drejtë një temë debati me shumë vlerë në jetën aktuale politike. Shqipëria sot ka një opozitë të dështuar dhe të marrë peng nga familjet Berisha-Meta”, shprehet Balla.

“Aq rëndë dhe të vetmuara janë këto dy familje sa edhe reagimin ndaj ish-kryetarit tonë Nano, e bënë në vetë të parë Saliu dhe familja, bashkë me Petrit Vasilin me sms nga Presidenca”, shton ai në një postim në rrjetet sociale.

Statusi i plotë i Taulant Ballës

Në zgjedhjet e 25 Prillit ne kemi vetëm Aleancën me njerëzit e thjeshtë e të zakonshëm, duke patur përballë një koalicion politikanësh që politikën e duan si mjet për interesat e tyre, jo për interesat e Shqipërisë.

Ne jemi të vendosur ta kemi vëmendjen vetëm tek njerëzit dhe tek përmirësimi i shërbimeve publike ndaj tyre. Duhet përkushtim për tu marrë me hallet dhe problemet e njerëzve dhe vëmëndja jonë janë vetëm ata.

E sic ka rifilluar po njëlloj ky vit politik me opozitën e marrë peng nga Berisha-Meta-Basha-Kryemadhi, të cilët po fillojnë të kërkojnë alibi për humbjen e radhës, shajnë e shpifin nga mëngjezi në darkë, përgjigja jonë do të jetë puna dhe përqëndrimi tek nevojat e njerëzve.

Fatos Nano hapi me të drejtë një temë debati me shumë vlerë në jetën aktuale politike. Shqipëria sot ka një opozitë të dështuar dhe të marrë peng nga familjet Berisha-Meta. Aq rëndë dhe të vetmuara janë këto dy familje sa edhe reagimin ndaj ish-kryetarit tonë Nano, e bënë në vetë të parë Saliu dhe familja, bashkë me Petrit Vasilin me sms nga Presidenca.

Ne socialistët shqiptarë kemi misionin historik që Berishën-Metën-Bashën-Kryemadhin t’i mundim bindshëm më 25 Prill

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat