‘Dështim kolosal i Edi Ramës’, Vokshi denoncon situatën e infektimeve në shkolla

Shqipëria

‘Dështim kolosal i Edi Ramës’, Vokshi denoncon situatën e infektimeve në shkolla

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 12:27
Albana Vokshi

Ish deputetja demokrate Albana Vokshi ka reaguar me një shenim në faqen e saj në facebook mbi situatën e rëndë të infektimeve dhe mungesen e testimeve për mesuesit në shkolla.

Ja postimi i plotë

Këtë javë, kam marrë me dhjetëra mesazhe nga mësues të shqetësuar për rritjen e infektimeve në shkolla.

Është dështim kolosal i Edi Ramës që, një vit pas pandemisë, qeveria nuk ka dhënë asnjë qindarkë shtesë dhe nuk marrë masat më minimale të sigurisë në shkolla apo për mësimin online.

• Mësuesve nuk u bëhet tamponi apo testi serologjik.

• Në shkolla nuk ka maska, alkool, dezinfektant, termometra.

• Nuk ka një platformë funksionale për mësimin online;

• Shkollat nuk kanë internet. Mësues nga Tirana na tregojnë se detyrohen të punojnë nga lokalet përreth shkollave me mjetet e tyre.

• Shumë nxënës nuk kanë pajisje për të mësuar online, ndërsa ata që jetojnë në zona periferike apo rurale nuk kanë as energji elektrike.

Cinizmi i kësaj qeverie me mësuesit nuk ka fund. Mes kësaj gjendje të mjerueshme, Ministria e Arsimit ka nxjerrë grupe monitorimi për mësimin, përfshi atë online. Nga njëra anë, nuk u paguan mësuesve as orët shtesë, nuk u siguron kushtet minimale, nuk u bën as trajnim për të ashtuquajturën platformë dixhitale, nga ana tjetër, përmes kontrolleve të tilla abuzive qeveria shton presionin psikologjik ndaj mësuesve.

Kjo është qeveria më e keqe që ka patur Shqipëria. Për vete trefishoi pasuritë, ndërsa nxënësit dhe mësuesit i la në mëshirën e pandemisë.

Shpresa e mësuesve, e nxënësve dhe e prindërve të tyre është tek PD. Pas 25 prillit, me rritjen e pagave, me shkollat në standardet europiane, ne do të bëjmë ndryshimin që të gjithë duan!

#25Prill

#shqiperiafiton

#shqipëriafitonarsimin

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat