Qeveria lëshon alarmin: Variantet e reja të Covidit po bëjnë kërdinë në Shqipëri, edhe boom riinfektimesh

Shqipëria

Qeveria lëshon alarmin: Variantet e reja të Covidit po bëjnë kërdinë në Shqipëri, edhe boom riinfektimesh

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 11:47
Qeveria lëshon alarmin: Variantet e reja të Covidit po bëjnë kërdinë në Shqipëri, edhe boom riinfektimesh

Situatë të zymtë plot shqetësime raportoi qeveria sot në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp mbi Covid-19.

Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë informoi se ka një shtim masiv të rasteve të reja me COVID-19.

Ajo tha se në vend kanë hyrë dhe po qarkullojnë variantet të reja të Covid-19 dhe shtoi se këto variante kanë bërë që të ketë transmetueshmëri shumë të lartë javët e fundit.

Manastirliu pohoi dhe një tjetër fakt shqetësues, ajo tha se po konstatohen shumë raste riinfektimesh.

Ministrja lëshoi alarmin edhe për sistemin shëndetësor. Ajo njoftoi se mbi 78 për qind e 550 shtretërve në të katër spitalet Covid janë të mbushur me pacientë të infektuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat