Infrastruktura për 25 prillin, si do vendosen kamerat me rezolucion të lartë në vendet e numërimit të votave

Shqipëria

Infrastruktura për 25 prillin, si do vendosen kamerat me rezolucion të lartë në vendet e numërimit të votave

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 08:18
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar projektvendimin që tregon se si do të organizohen zonat e administrimit zgjedhor dhe vendnumërimet e votave në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas projektvendimit që do të kalojë për shqyrtim në mbledhjen e sotme të Komisionit Rregullator, përcaktimi i vendit, ku do të ngrihen VNV-të do duhet të bëhet nga prefektët e çdo qarku jo më vonë se 60 ditë para ditës së zgjedhjeve.

Gjithashtu në projektvendim përcaktohet skema se si do të jetë e organizuar një VNV, ku një çështje e rëndësishme ka të bëjë edhe me plan vendosjen e kamerave me rezolucion të lartë, që do filmojnë çdo votë të 25 prillit.

Sipas asaj që thuhet në dokumentin e KQZ, monitorët do të vendosen përballë hapësirës ku qëndrojnë vëzhguesit e subjekteve zgjedhore, dhe transmetojnë në kohë reale regjistrimin filmik të numërimit të fletëve të votimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat