Operacion kundër lojërave të fatit/ Arrestohet pronari i lokalit në Dibër, sekuestrohen makineritë

Shqipëria

Operacion kundër lojërave të fatit/ Arrestohet pronari i lokalit në Dibër, sekuestrohen makineritë

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 09:14
Ilustrim

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit dhe gjatë kontrolleve është evidentuar dhe goditur një rast në Maqellarë, ku një shtetas në ambientet e lokalit dyshohej se ushtronte këtë veprimtari të kundërligjshme.

Policia njofton se janë sekuestruar 4 pajisje elektronike dhe janë proceduar penalisht posedeuesi i tyre, njëkohësisht pronar i lokalit.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara për ndëshkimin e atyre personave që tentojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit, u konstatua se në lokalin e shtetasit Sh. M., në Maqellarë u gjetën dhe u sekuestruan 4 pajisje elektronike ku dyshohej se ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Në përfundim të veprimeve hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi Sh. M., 58 vjeç, për veprën penale “Organizim i lotarive të palejuara”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat