Spahia: Refuzimi i Ramës për të shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore pabesi ndaj Shkodrës

Shqipëria

Spahia: Refuzimi i Ramës për të shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore pabesi ndaj Shkodrës

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 19:14
Bardh Spahia

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia e ka cilësuar si një pabesi të Ramës ndaj Shkodrës mos shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

‘Ka një situatë të agravuar të përmbytjeve në Shkodër për shkak të reshjeve që vijojnë dhe situata nuk po njeh përmirësim.

Pushteti vendor në Shkodër po bën maksimumin për t’u qëndruar banorëve pranë por është lënë I vetëm nga qeveria.

Refuzimi i Edi Ramës për të shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore është pabesi ndaj banorëve të Shkodrës.

Janë mbi 4 mijë hektarë tokë e përmbytur dhe uji sic shihet nga pamjet e sotme ka hyrë brenda në qytet. Kjo është situata që Edi Rama refuzon ta konsiderojë! Ai refuzon të ndërhyjë për të ndihmuar në një situatë të tillë.

Në 8 vitet e rregjimit të tij, Shkodra nuk ka njohur mbështetje por vetëm denigrim nga qeveria e situata mbetet e njëjtë edhe sot, kur banorët kanë më shumë nevojë se kurrë për mbështetjen e qeverisë e cila paguhet me taksat e tyre për t’u kujdesur për ta!

Shikoji këto pamje Edi Rama! Situta nuk pret: shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore sepse e ke detyrim njerëzor, e jo përmbushje e mllefit të verbër nga refuzimi politik që të ka bërë gjithnjë Shkodra! #ShkodraNukHarron’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat