Më pak nxënës në shkolla

Shqipëria

Më pak nxënës në shkolla

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 13:13
Ilustrim

Numri i nxënësve në shkolla është duke u tkurrur me shpejtësi gjatë viteve të fundit, sidomos në arsimin 9-vjeçar. Referuar të dhënave të INSTAT në vitin shkollor 2019-2020 në këtë cikël studimi morën pjesë 294 mijë e 879 nxënës.

Kjo është reflektuar me 3.8% më pak fëmijë se viti paraardhës dhe 10.1% krahasuar me vitin akademik 2016-2017. Situata paraqitet problematike edhe në arsimin e mesëm, i cili është tkurrur me 4.2%.

INSTAT raporton se kjo rënie lidhet me rënien e popullsisë që i përket kësaj grupmoshe. Por edhe numri i të diplomuarve në këtë cikël studimi është ulur me 3.6%.

Lidhur me cilësinë në procesin e mësimdhënies, INSTAT thekson se raporti i nxënësve për mësues ka një hendek mes shkollimit në shtet dhe atij në privat.

Në arsimin publik në Tiranë është një mësues për rreth 25 nxënës ndërsa në Durrës ky numër zbret në 22, ndërkohë që në atë privat numri zbret deri në 12 nxënës për një mësues.

Një tendencë ndryshe vihet re në arsimin profesional i cili ka pësuar rritje nga viti në vit duke e parë si një mundësi për të plotësuar nevojën për punonjës të specializuar në profesione të ndryshme.

Nxënësit që kanë zgjedhur profesionalin përbëjnë 19% të totalit të regjistruar në arsimin e mesëm publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat