Mbetet në burg gjyqtarja/ Enkelejda Hoxha u arrestua nga SPAK

Shqipëria

Mbetet në burg gjyqtarja/ Enkelejda Hoxha u arrestua nga SPAK

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 16:09
Enkelejda Hoxha

Gjykata e Posaçme la në fuqi 12 masat e sigurisë ndërsa ashpërsoi qëndrimin për mjekun Edvin Prfiti, i cili nga pezullimi i të drejtës për të ushtruar profesionin, atij iu ashpërsua masa në “arrest me burg” me kërkesë të prokurorit të posaçëm Altin Dumani.

Ai kërkoi “arrest me burg” me pretendimin se i kishte shtuar edhe veprën penale të “Pastrimit të parave” dhe më herët është vendosur masa në mungesë vetëm për “Korrupsion”.

Pasi gjykata u tërhoq për të dëgjuar kërkesat e të gjithë avokatëve, por edhe të dyshuarve, mjeku hodhi akuza jashtë dyerve të gjykatës duke thënë se arrestimi i tij ishte i paramenduar dhe i paravendosur.

Pavarësisht kësaj deklarate, ndaj tij u ashpërsua masa dhe në këtë mënyrë mjeku përfundoi në paraburgim së bashku me gjyqtaren Enkelejda Hoxha, e cila është nën hetim për një çështje tjetër  së bashku me avokatin Aldo Tabaku dhe një sërë të dyshuarish të tjerë që mendohen dhe dyshohen nga SPAK se janë të implikuar në një aferë korruptive teksa tentonin ti lehtësonin pozitën një të dënuari, i cili akuzohet për vrasje me paramendim dhe me vendimmarrjen e gjyqtares Enkelejda Hoxha, iu lehtësuan 6 muaj në burgim duke i mbetur në fuqi vetëm një vit burgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat