Bora zbardh Elbasanin, të rinjtë gara me makina në bulevard, i ndalojnë Shqiponjat

Shqipëria

Bora zbardh Elbasanin, të rinjtë gara me makina në bulevard, i ndalojnë Shqiponjat

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 16:39
Elbasan

Bora zbardhi këtë të shtunë edhe Elbasanin si asnjëherë më parë.

Kjo ka frymëzuar disa të rinj të përdornin bulevardin kryesor si pistë për të bërë gara me njeri-tjetrin.

Qytetarët të cilët kishin dalë për të bërë foto kanë lajmëruar policinë pasi veprimet e të rinjve po i  rrezikonin.

Ata janë ndaluar nga efektivët e Shqiponjave në Elbasan.

Siç duket edhe nga pamjet në video veprimet e tyre kërcënonin sigurinë e kalimtarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat