70 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, Basha pritet të mbledhë në selinë blu drejtuesit e qarqeve

Shqipëria

70 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, Basha pritet të mbledhë në selinë blu drejtuesit e qarqeve

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 14:55
Lulzim Basha

Kur kanë mbetur edhe 70 ditë nga zgjedhjet parlamentare e 25 prillit, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, po shpeshton takimet politike.

Kreu i PD-së pritet që të mbledhë ditën e sotme në orën 17:00, drejtuesit politik të Qarqeve, ku pritet që të diskutohet mbi bilancin e takimeve të deritanishme që kanë zhvilluar drejtuesit e Qarqeve.

Kjo është mbledhja e dytë e PD-së me drejtuesit e qarqeve pas zyrtarizmit të listës. Në mbledhjen e së dielës së kaluar, kreu demokrat i porositi drejtuesit e qarqeve qe të dalin të intensifikojnë takimet në terren për vijimin e fushatës në secilin qark, të takojnë sa më shumë qytetarë dhe të shpalosin alternativën e selisë blu.

Në 11 qarqe PD caktoi më parë nga një drejtues, kurse në Tiranë disa të tillë. Për emrat e të cilëve u beson fushatën në Tiranë Partia Demokratike ka zyrtarizuar Aldo Bumçi, Jorida Tabaku, Alfred Rushaj, Grida Duma, Agron Shehaj, Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Flamur Noka do të jetë ekipi që do të udhëheqë fushatën elektorale për 25 prillin në qarkun që prodhon, për herë të parë, 36 mandate.

Ndërkohë që ka caktuar Mark Markun në Lezhë, Tomorr Alizotin në Berat, Edmond Spahon në Korçë dhe Xhelal Mziun në Dibër. Helidon Bushati është emëruar drejtues në Shkodër, Bujar Leskaj në Vlorë, Gazment Bardhi në Elbasan, Edi Palokën në Durrës, Enkelejd Alibean në Fier, Flamur Hoxhën në Kukës dhe në Qarkun e Gjirokastrës, ish-ministrin e Shëndetësisë Tritan Shehun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat