Shefi i Prezencës së OSBE në Shqipëri takohet me kreun e SPAK, ja për çfarë diskutuan

Shqipëria

Shefi i Prezencës së OSBE në Shqipëri takohet me kreun e SPAK, ja për çfarë diskutuan

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Shefi i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco është takuar sot me kryetarin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Sandër Simoni.

Në njoftimin e bërë publik nga OSBE thuhet se biseda u përqendrua në bashkëpunimin afatgjatë me SPAK-un dhe gatishmërinë për ta zgjeruar atë edhe më tej.

Kujtojmë se aksioni i fundit i SPAK çoi në arrrestimin e gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha dhe një sërë personash të tjerë.

SPAK, bazuar në përgjimet dhe vëzhgimet ambientale thotë se gjyqtarja Enkeleida Hoxha u implikua nga avokati Aldo Tabaku i cili takohej me gjyqtaren në një banesë të marrë me qira në kryeqytet.

Por arrestimet e bujshme me urdhër të SPAK-ut, duket se janë vetëm maja e ajsbergut.

Gjithçka nisi për të zbuluar korrupsionin në drejtësi, por duket se tentakulat kanë mbërthyer çdo institucion shtetëror.

Përgjimet për të dokumentuar ryshfetin që kalonte sa në një dorë në tjetrën, për të liruar me kusht të dënuarit, nxorën në sipërfaqe korrupsionin në spitale, në burgje, kudo ku kërkohej një shërbim.

Me pak fjalë, kushdo që kërkonte kryerjen e një shërbimi të caktuar, duhej të paguante.

Këtë mund ta ketë provuar secili nga ne dhe e kemi komentuar e “pranuar” si zgjidhje për çdo “hall”.

Por kur SPAK-u zbuloi me zë e figurë se si korruptohen gjyqtarë, sekretare gjykatash, avokatë, mjekë ligjorë, madje edhe shefi i Kardiokirurgjisë në QSUT, Edvin Prifti, përmasat e korrupsionit bëhen më të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat