Këlliçi takim me strukturat e LDG-së Kombinat

Shqipëria

Këlliçi takim me strukturat e LDG-së Kombinat

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 23:47
Foto nga takimi

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi ka vijuar me takimet në zonën e Kombinatit, ku sot është takuar me gratë dhe vajzat e Lidhjes Demokrate të Gruas.

‘Jam i vetëdijshëm për të gjitha vështirësitë që kanë, nga papunësia te kostoja e lartë e jetesës, nga ushqimet e shtrenjtuara të shportës tek tarifat e larta të shkollimit për fëmijët e tyre. Askush më shumë se zonja e shtëpisë nuk i njeh hallet e familjes. Janë të parat që kuptojnë rritjen e çmimeve dhe pamundësinë për të kënaqur kërkesat e fëmijëve’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

I nderuar që isha pjesë e diskutimit me zonjat dhe vajzat e Lidhjes Demokrate të Gruas, Dega 6 Kombinat.

Jam i vetëdijshëm për të gjitha vështirësitë që kanë, nga papunësia te kostoja e lartë e jetesës, nga ushqimet e shtrenjtuara të shportës tek tarifat e larta të shkollimit për fëmijët e tyre. Askush më shumë se zonja e shtëpisë nuk i njeh hallet e familjes. Janë të parat që kuptojnë rritjen e çmimeve dhe pamundësinë për të kënaqur kërkesat e fëmijëve.

Studentet vajza dominojnë numrin e personave me arsim të lartë në Shqipëri. Kush gjen punë punon. Punon për t'iu hequr prindërve barrën e shkollimit. Punon për të paguar një kurs a trajnim që duhet nesër. Të gjitha këto sakrifica i bëjnë për shkollimin.

Prandaj angazhimi i tyre politik e nderon PD.

Programi ynë ka në qendër familjen dhe të rinjtë.

Të bashkuar, pa dallime gjinore, ne do ta fitojmë betejën me varfërinë dhe shkaktarët e saj!

Më 25 Prill fitojmë ne! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat