I dënuar me "Arrest shtëpie", kuksiani lë banesën por e pëson keq

Shqipëria

I dënuar me "Arrest shtëpie", kuksiani lë banesën por e pëson keq

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 16:57
Foto ilustrim

Një 47-vjeçar me banim në Kukës përfundoi në prangat e policisë, pasi theu masën e arrestit shtëpiak.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës bënë arrestimin e shtetasit Y. A., 47 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës bënë arrestimin e shtetasit Y. A., 47 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, jashtë banesës së tij, duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat