Italianët kërkojnë të anëtarësohen te PS, Rama: Do arrini deri në Parlament një ditë

Shqipëria

Italianët kërkojnë të anëtarësohen te PS, Rama: Do arrini deri në Parlament një ditë

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 19:21
Vlorë

Disa shtetas italianë që janë vendosur në Vlorë kanë kërkuar që të anëtarësohen në Partinë Socialiste, ndërkohë që ditën e sotme janë takuar me kryeministrin Edi Rama.

Rama ka thënë se është shumë i kënaqur nga ky vendim i tyri, teksa shton se mendon se nga ana që do të arrijnë të bëhen pjesë e Parlamentit një ditë.

“Kur Damiani më tha që janë disa italianë që duan të anëtarësohen në Partinë Socialiste, erdhëm dhe arritëm tek kjo sepse më para ishin vetëm shqiptarët që donin të anëtarësoheshin në parti në Itali apo në Greqi ku ka shumë tashmë që janë shumë aktiv, shumë qytetarë shqiptarë edhe ata në këshillat bashkiake, jam i sigurt që do të ketë dhe nga ata që do arrijnë deri dhe në parlament një ditë por kjo nuk i heq asgjë faktit që ju të mos keni të drejtën e votës.

Ende nuk e keni sepse normalisht unë jam i sigurt që për ata që do të qëndrojnë këtu më gjatë, do të vijë dhe koha që të marrin shtetësinë, siç normalisht udhët të ndodhë e për të tjetër që do të vijnë. Unë jam shumë darkord me ju sepse di aventurën, njoh aventurën tuaj. Për të qenë të qartë, në fillimet nuk ju quajtën vizionarë por të çmendur por midis çmendurisë dhe vizionit ka gjithmonë një lidhje deri sa më pas rrugët ndahen ose bashkëndahen mund të themi duke qenë në një sintezë të plotë midis tyre. Pakëz çmenduri nuk bën kurrë dëm, mjafton të themi që të jetë një çmenduri e shëndetshme, pozitive.

Unë jam vërtetë shumë i kënaqur por për të folur për vizion, unë besoj se Vlora, edhe Shqipëria por këtu po flasim konkretisht për Vlorën, ka bërë hapa të jashtëzakonshëm, që nuk mund të përfytyroheshin as edhe pak kohë më parë, as 7 vjet më parë“, ka thënë Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat