Ervin Bushati: Shporta e dëshirave të opozitës nuk ka sens

Shqipëria

Ervin Bushati: Shporta e dëshirave të opozitës nuk ka sens

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 20:25
Ervin Bushati

Këshilli i Ministrave ka miratuar një pakete lehtësuese financiare, për të zbutur efektet e shkaktuara nga pandemia COVID-19, ku përfshihet dyfishimi i ndihmës ekonomike për 6 muajt e parë të këtij viti.

Deputeti dhe kryetari i PS për Tiranën, Ervin Bushati gjatë një interviste për Euronews Albania u pyet pse vjen një  vendim i tillë dy muaj para zgjedhjeve dhe kur gjatë 8 viteve qeverisje nuk ka pasur rritje të ndihmës ekonomike.

Z. Bushati u përgjigj duke thënë se PS si parti e majtë kanë pasur në fokus shtresat në nevojë dhe biznesin e vogël dhe vendimi vjen në kundërt të ndihmës për shkak tërmetit dhe pandemisë.

Deputeti socialist tha se bëhet fjalë për një paketë vendimesh ku janë ndihmuar 97% e popullatës duke iu referuar dhe uljes së taksave për biznesin e vogël.

“PS si partie e majtë ka pasur në fokus shtresat në nevojë dhe biznesin e vogël. Nismat janë tipikisht të majta, rritja e pagës minimale, taksimi progresiv. Kemi ndihmuar rreth 97% të popullatës shqiptare duke ulur taksimi. 91% e bizneseve sot në Shqipëri paguajnë zero taksa”, deklaroi kreu i PS për Tiranën.

Ai pranoi faktin se ka pasur familje që janë hequr nga lista përfituese e ndihmës ekonomike por shtoi se, bëhet fjalë për funksionarë që përfitonin apo persona që nga ana tjetër kishin vila 3-katësh.

Premtimin e PD për të dyfishuar ndihmën ekonomike në terma afatgjatë, z. Bushati e cilësoi të pa realizueshëm në një kohë kur nga ana tjetër premtohet dhe ulje e taksave.

“PD ka një shportë dëshirash që nuk bëjnë sens. Nga një anë kanë politika të djathta ku thonë se do të ulin tatimin dhe taksat nga ana tjetër kanë politika të majta dhe thonë se do të dyfishojnë apo trefishojnë ndihmën. Diferenca mes politikave të djathta nga njëri krah për të ulur taksat dhe premtimeve të majta është e paprecedentë në botën e financave publike. Në krahun e të ardhurave sillen djathtas ndërsa në krahun e shpenzimeve sillen si të majtë”, tha ligjvënësi socialist.

Z. Bushati tha më tej se politikat e ndjekura gjatë qeverisjes së PS kanë qenë të suksesshme dhe këtë e dëshmon edhe fakti se Shqipërisë i ofrohet hua me norma të ulta interesi.

“Nëse më përpara PD i kishte normat e interesit deri në 12%, sot norma e interesit është deri në 3.5%”, tha ai.

Deputeti socialist komentoi edhe premtimet elektorale të kundërshtarit politik duke thënë se premtohet politika të majta për taksimin duke i ulur dhe nga ana tjetër zotohen për politika të djathta për pagat dhe investimet.

Ervin Bushati gjithashtu e cilësoi të gabuar taksën e sheshtë pasi sipas tij po zbatohet vetëm në Rusi.

“Amerika, Anglia, Franca, Gjermania, Italia kanë taksë progresive. Vetëm Rusia ka deklaruar që taksa e sheshtë ka sukses. Kemi një rekomandim të BE dhjetor 2018, ku taksa progresive duhet të rikthehet dhe në vendet që kanë taksim të sheshtë”, përfundoi socialisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat