Programi i PD/ Tabaku: Taksa e sheshtë do të ulë informalitetin

Shqipëria

Programi i PD/ Tabaku: Taksa e sheshtë do të ulë informalitetin

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 07:35
Jordia Tabaku

Programi elektoral i Partisë Demokratike është normale që të shoqërohet me zhurmë e debate pasi do të jetë nesër programi qeverisës. Kështu u shpreh mbrëmjen e së premtes ish-deputetja Jordia Tabaku për ‘Java në RTSH’.

Ajo shtoi në emision se PD nuk po flet për përralla apo reailtete paralele si mazhoranca e sotme. Tabaku shtoi se PD e njeh realitetin dhe ai është tepër i trishtë për momentin.

“Pandemia e ka goditur rëndë biznesin dhe shoqërinë. Ne kemi vizionin për të përtërirë ekonominë që sot i ka shteruar burimet e rritjes. Kur ne shkojmë në komunitet dhe ofrojmë zgjidhje reale, unë besoj se kjo është mënyra më e mirë për t’i bindur njerëzit” – tha Tabaku.

E pyetur nga analisti Lorenc Vangjeli nëse ka një mospërputhje tek premtimet e PD për taksën 9% dhe rritjen e pagave e pensioneve, Tabaku u shpreh:

“Nuk ka asnjë mospërputhje në programin tonë. Sot në ekonomi ka një informalitet të jashtëzakonshëm. Ne i kemi marrë parasysh të gjitha. Kryeministri të ardhurat që merr nga shitjet e pikturave i taton 15%, ndërsa të tjerët tatohen 23%. Pikërisht kjo e prish sistemin. Ajo që e ka nxitur pabarazinë këto 8 vite ka qenë taksa progresive. Ndërsa taksa e sheshtë e zbatuar në sistemin fiskal shqiptar është provuar se ul informalitetin” – tha Jorida Tabaku për emisionin ‘Java në RTSH’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat