Rriten temperaturat, mësoni si do të jetë moti sot

Shqipëria

Rriten temperaturat, mësoni si do të jetë moti sot

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 07:52
Ilustrim

Sipas MeteoAlb vijon ndikimi i masave ajrore të ngrohta mbi territorin shqiptar duke diktuar mot të kthjellët dhe rritje të temperaturave të ajrit, herë pas here do kemi kalime vranësirash nëpër territor. Edhe nata vijon në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes dhe duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 15°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Lindor-Juglindor duke krijuar ne det dallgëzim të ulët.

Rajoni dhe Europa

Temperatura të ulëta dhe reshje të dendura dëbore do të përfshijnë Europën Lindore, Veriore dhe atë Qendrore. Po ashtu me rrebeshe shiu mbetet gadishulli Iberik. Ndërsa kthjellimet do të dominojnë Rajonin e Mesdheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat