800 mijë karta ID kanë skaduar/ Ministri i brendshëm thotë se po diskutohet me kompaninë aleat

Shqipëria

800 mijë karta ID kanë skaduar/ Ministri i brendshëm thotë se po diskutohet me kompaninë aleat

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 15:20
Bledi Çuçi

Janë 800.000 qytetarë me të drejtë vote të cilëve deri ditën e votimit më 25 prill, i skadon vlefshmëria e kartës së identitetit, e si pasojë rrezikojnë të mos shprehin vullnetin e tyre në këto zgjedhje parlamentare.

Kryeministri Edi Rama la të kuptohet për mundësinë e shtimit të afatit të vlefshmërisë të kartave të identitetit.

“ Sigurisht që kur bëhet fjala për zgjedhjet, zgjedhjet janë të përbashkëta, rregullat e lojës janë të aprovuara bashkërisht dhe çdo propozim i arsyeshëm dhe secila palë bën dhe që është në interes të procesi zgjedhor është absolutisht i mirëseardhur. Sigurisht që bën sens edhe patjetër që do të trajtohet me gjithë seriozitetin e duhur në mënyrë që të gjitha palët në proces të ndihen të barabarta përsa i përket marrëdhënies me publikun dhe me rregullat e lojës”, shprehet Rama.

Bledi Cuci ministër i punëve të brendshme, tregoi përpjekjet e deritanishme për të zgjidhur këtë problem.

“ Askush nuk do të mbetet pa votuar në zgjedhje. Gjithmonë nëse ka dëshirën që të vijë të votojë. Karta e Identitetit nuk është thjesht një karton që shërben vetëm për të votuar. Jemi në komunikim me kompaninë për identifikimin biometrik që qytetarët të mos kenë probleme,”- thotë ministri Çuçi. 

Ndërkohë parlamenti miratoi edhe një ndryshim në kontratën me kompaninë e prodhimit të dokumenteve të identifikimit ku parashikohet se “karta e identitetit lëshohet pa afat për shtetasit që mbushin moshën 75 vjeç”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat