Rama shkel të gjitha ligjet, bën gati dhënien me koncension të portit të Vlorës

Shqipëria

Rama shkel të gjitha ligjet, bën gati dhënien me koncension të portit të Vlorës

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 17:36
Edi Rama

Edi Rama nuk pyet për ligjet e miratuara nga parlamenti.

Edhe pse me ligj ndalohet dhënia e koncesioneve 3 muaj para datës së zgjedhjeve, kjo nuk e ka ndaluar Ramën dhe qeverinë e tij që të nisë procedurat për të dhënë më koncesion në formën e Partneritetit Publik-Privat.

Qeveria ka autorizuar dy ministri, respektivisht të Infrastrukturës dhe të Bujqësisë për nisjen e procedurave për përgatitjen e koncesionit.

Ministria e Bujqësisë është autorizuar, pasi porti shërben për peshkim. Aktualisht dhënia me koncesion është e ndaluar për shkak të zgjedhjeve, por Rama i cili është në ikje kërkon të bëjë nderet e fundit për klientët e tij.

Objektivi i qeverisë është që përmes PPP-së, Triportin në Vlorë ta kthejë në një port mallrash dhe peshkimi, ndërsa porti aktual të behet një port turistik, ashtu sikur parashikohet që të ndodhë në Durrës.

Nr. 100, datë 17.2.2021 PËR PËRCAKTIMIN E MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË SI AUTORITET KONTRAKTOR PËR ZHVILLIMIN E MUNDSHËM TË PROCEDURËS SË KONCESIONIT/ PARTNERITETIT PUBLIK PRIVAT,PËR PORTIN NË TRIPORT, VLORË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 13, të ligjit nr. 125/2013, ‘Për koncesionet dhe partneritetin publik privat’, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

Përcaktimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si autoritet kontraktor për zhvillimin e mundshëm të procedurës së koncesionit/partneritetit publik privat, për portin në Triport, Vlorë.

Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat