‘Ndrangheta’/ SPAK zbret në Bashkinë e Tiranës. Drejtorët e Veliajt në përgjime

Shqipëria

‘Ndrangheta’/ SPAK zbret në Bashkinë e Tiranës. Drejtorët e Veliajt në përgjime

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Prokurorët e Posaçëm Anti Korrupsion po administrojnë shkresa në Bashkinë e Tiranës, për të zbuluar më shumë rreth përgjimeve të grupit mafioz Ndrangehta.

Hapi tjetër i Prokurorisë së Posaçme pritet të jetë marrja në pyetje e personave, emrat e të cilëve dalin në përgjimet e prokurorisë italian.

Jo vetëm kaq. SPAK po heton Bashkinë e Tiranës për shpërdorim detyre në investime. Kryebashkiaku i Tiranës dhe bashkia që ai drejton, sipas KLSH-së, ka realizim minimal për detyrimet për shërbimin e borxhit ndaj Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për nën-huatë e marra për zhvillimin e disa projekteve.

Dosja në SPAK ka shkuar për dijeni edhe në Ambasadën Amerikane në Tiranë, qo monitoron punën e organeve hetimore.

Pak ditë më parë u bë e ditur se një drejtor shumë i rëndësishëm i Bashkisë së Tiranës është kapur në përgjimet e Ndranghetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat