Spahiu ngre pikëpyetje për vaksinimin e personaliteteve: Më sqaron njeri pse u vaksinua Bleona Qereti?

Shqipëria

Spahiu ngre pikëpyetje për vaksinimin e personaliteteve: Më sqaron njeri pse u vaksinua Bleona Qereti?

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 22:08
Foto

Juristi Kreshnik Spahiu ka ngritur pikëpyetje për vaksinimin e personaliteteve dhe ka përmendur rastin e këngëtares Bleona Qereti, e cila prej vitesh jeton në Amerikë.

Në një lidhje me skype për emisionin “Open”, Spahiu u shpreh: “Një nga personat që ka bërë vaksinën në Amerikë është Bleona Qereti. Nuk është as mjeke, as mbi 80 vjeçe. A ka ndonjë që ma sqaron përse u vaksinua?”

Më pas komentoi në lidhje me personalitetet mbi moshën 80 vjeç që u vaksinuan këtë të dielë në vendin tonë. Ndërsa Brataj theksoi se ata ishin përzgjedhur për shkak të moshës.

Spahiu: Jeta e njeriut mbrohet me ligj dhe të gjithë shqiptarët janë të barabartë para ligjit. Asnjë qeveri nuk mund të japë prioritet që kush është person publik jeton më gjatë. Është e papranueshme që një vendim i tillë është partie. Pra një veprim ku ndahet se kush duhet të jetojë e kujt duhet t’i kursehet jeta nuk duhet të jetë apriori.

Mund të jesh personalitet por nuk është kriter i BE për vaksinën. Vaksinimi ka prioritet për personat vulnerabël që janë azilet e pleqve pasi janë të rrezikuar dhe nëse preken, mund të vdesin 50 pleq njëherësh. Duhet të vaksinohet një pedagog 85-vjeçar që takon studentët, nuk mund të jesh personalitet i pari në listë vetëm se ke bërë 10 filma.

Brataj: Lista shkon nga mjeku i familjes dhe nuk merr urdhër as nga kryeministri, as nga ministri. Janë zgjedhur si persona.

Bushati: Po si i bie që ka gënjyer kryeministri? Është politikë e qartë.

Brataj: Nga ana politike merreni si të doni. Ai nuk mund të hyjë jashtë strukturave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat