Edi Paloka i bindur: Po, do jem pjesë e kabinetit të Lulzim Bashës

Shqipëria

Edi Paloka i bindur: Po, do jem pjesë e kabinetit të Lulzim Bashës

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 15:09
Edi Paloka

Nënkryetari i PD, Edi Paloka deklaron se do jetë pjesë e kabinetit të Lulzim Bashës.

I ftuar në emisionin “Dekalog”, Paloka tha se tashmë është i përgatitur që të jetë pjesë e kabinetit në një fitore që ai e quan të padiskutueshme në 25 prill.

“Unë kam zgjedhur vetë që në karrierën time t’i bëjë gjërat ngadalë dhe me hapa. Tashmë pas 30 viteve mund të them se jam i gatshëm që të jem pjesë e kabinetit. Megjithatë këtë e di kryetari Lulzim Basha dhe ai e çmon nëse duhet të jem apo jo”, tha Paloka.

Edi Paloka është nënkryetar i Partisë Demokratike që nga vitit 2017. Ndërkohë, i pyetur nga gazetari nëse ishte penduar që i kishte hedhur bojë në fytyrë kryeministrit Edi Rama, Paloka tha se kurrë nuk ishte penduar për atë që bëri.

Edi Paloka është nënkryetar i Partisë Demokratike që nga vitit 2017. Ai është zgjedhur pesë herë deputet në kuvend në zgjedhjet e vitit 2001, 2005, 2009, 2013, 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat