Manastirliu me mjekët e diasporës: Kemi parapaguar vaksinat për 800 mijë shqiptarë

Shqipëria

Manastirliu me mjekët e diasporës: Kemi parapaguar vaksinat për 800 mijë shqiptarë

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 13:04
Ogerta Manastirliu

Shqipëria përmes dy kontratave të parapaguara të vaksinave ka siguruar dozat e mjaftueshme për rreth 800 mijë  shtetas.

Në takimin me mjekët e diasporës ministrja Ogerta Manastirliu edhe një herë theksoi rëndësinë e nisjes së procesit teksa dhe një herë shprehu besimin se vaksinimi për të gjithë popullsinë do të përfundojë brenda muajit prill të vitit të ardhshëm.

“Qeveria shqiptare ka garantuar dhe ka parapaguar rreth 1 milion e 600 mijë doza vaksine duke garantuar kështu vaksinimin e 800 mijë qytetarëve shqiptarë. Me dy kontratat që ajo ka lidhur dhe ka parapaguar, qoftë me kontratën direkte me kompaninë Pfizer,” tha Manastirliu.

Shpejt tha ajo do të nisë vaksinimi I të gjithë të moshuarve mbi 80 vjeç.

“Zgjerimi i fashave prioritare për vaksinim kemi vijuar me vaksinimin e të moshuarve në shtëpitë e të moshuarve, rezidenciale publike dhe jo publike dhe sigurisht do të vijojmë dhe me vaksinimin e grup moshës mbi 80 vjeç  sipas fashave të parashikuara,” shtoi ajo.

Sa I përket kthimit të mjekëve për të shërbyer në atdhe apo për të pasur bluzat e bardha në çdo zonë të largët edhe një herë ajo solli në vëmendje dy projektet e qeverisë.

“Një bonus të veçantë 2.5 milion lekë, plus pagën në vendin e punës për çdo mjek që ofron s hërbim jashtë vendbanimit. Është ofruar edhe për mjekë të cilët janë rikthyer në vend  për të ofruar shërbimet e tyre,” tha Manastirliu.

Pagat e mjekëve në Shqipëri prej kohësh janë konsideruar si faktori kryesor I emigrimit të tyre jashtë Shqipërisë. Tashmë në prag të fushatës elektorale si PS dhe PD kanë dhënë premtime për rritjen e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat