U vlerësua nga DASH/ Dvorani: Ndihem i vlerësuar, sulmet e Metës nuk më shqetësojnë

Shqipëria

U vlerësua nga DASH/ Dvorani: Ndihem i vlerësuar, sulmet e Metës nuk më shqetësojnë

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 17:30
Ardian Dvorani

Ardian Dvorani u vlerësua ditën e djeshme nga DASH me motivacionin e përkushtimit kundër korrupsuionit, transparencës dhe llogaridhënies.

Gjatë një interviste për “Top Talk”, Dvorani u shpreh se ndihet tepër i vlerësuar dhe krenar për këtë çmim dhe dëshiron ta ndajë me kolegët që në vite kanë bërë maksimumin.

“Isha në dijeni që diçka po përgatitej, por jo nivelin mbi të cilin do vlerësohesha. Nëse është burokratik apo jo nuk mund ta them, SHBA bën gjëra të menduara mirë. Vlerësimi i DASH nuk lidhet me një çështje konkrete, por me gjithë veprimtarinë time. Ndihem krenar dhe i vlerësuar, por dua ta ndaj edhe me kolegët që në vite kanë bërë maksimumin”, tha ai.

Dvorani ka një histori të gjatë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, por një angazhim shumë domethënës në Reformën në Drejtësi. Së fundmi ai është gjetur në sulmin e Presidentit Ilir Meta, për shkak të angazhimit të tij në procesin e ndërtimit të institucioneve të reja të drejtësisë pas reformës në drejtësi.

Meta bëri edhe padi ndaj Drovanit, i cili shprehet se jo vetëm Presidenti po kushdo tjetër ka të drejtën të veprojë si të dojë dhe këto sulme nuk e shqetësojnë aspak.

“Presidenti i Republikës dhe kushdo qoftë ka të drejtën e tij të veprojë ashtu si e vlerëson. Ky nuk është problemi im fare, raportet i kam me Kushtetutën, ligjin dhe institucionet dhe mua nuk më shqetëson fakti si më vlerësojnë personat publik. Detyrimi im është që ashtu si në të kaluarën dhe në të ardhmen të vazhdojë të ushtrojë detyrimin tim gjyqësor.

Nuk kam asnjë arsye të ndjek se çfarë deklarojnë politikanët apo funksionarë të ndryshme për këtë çmim. Vlerësimin tim e ka bërë DASH, është e sqaruar qartë. Diçka ka shkruar edhe Ambasada e SHBA, të tjerët po më komentojnë mua apo vlerësimin që më kanë bërë?”, tha Dvorani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat